Në serinë e parë përfaqësonte turmat underground të fansave të makinave, në rrugët e amerikës, tek Tokyo Drift i mori zemrën gjithë botës dhe tek Furious 7 e gjithë bota , në turma, shkoi ti thoshte lamtumirë Paul Walkerit për herë të fundit.
Saga e filmave Fast and Furious është tashmë një markë suksesi, me turma si ajo e 7-ës në çdo premierë. Turma të cilat për fat të keq janë ambienti më komod për një virus vdekjeprurës që të shumohet e të transmetohet nga njëri tek tjetri.
Po, e kuptove shumë mirë, Furious 9 apo thjesht F9 është shtyrë, për goxha gjatë.
Filmi duhet të dilte në 22 Maj, data e re është 2 Prill, 2021. Pikërisht një vit më vonë, në datën kur F10 duhet të dilte, gjë që nënkupton se edhe seria e 10-ë do të shtyhet. Nuk dihet akoma përse kaq gjatë por në një situatë të tillë pandemie ku nuk dihet akoma se kur mund të jetë e sigurt socialisht që të fillojmë të mendojmë për grumbullime masive, është e kuptueshme.
F9 është i fundit nga filmat që shtyhen pas A Quiet Place II dhe No Time To Die.
Info të mëtejshme priten për Mulan dhe Black Widow.