Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Gemini mund të verifikojë nëse një video është krijuar përmes Google AI
    20 Dhjetor, 2025
    Europol përgatitet për krimet që mund të kryhen mbi dhe nga robotët në vitin 2035
    20 Dhjetor, 2025
    Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik”
    18 Dhjetor, 2025
    Disa njerëz po paguajnë për “të droguar” chatbot-ët e tyre
    18 Dhjetor, 2025
    Amazon do të investojë në OpenAI më tepër se $10 miliardë
    18 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
    Krijohet anija më e madhe në botë tërësisht elektrike me bateri që peshon 275 ton
    18 Dhjetor, 2025
    Kanadaja dhe Shqipëria hapin qiejt: Një marrëveshje historike për transportin ajror
    18 Dhjetor, 2025
    Nga Champions League te Big Brother VIP, DigitAlb e kthen dhjetorin në superfestë
    16 Dhjetor, 2025
    Studiuesit tregojnë se nëse keni një problem që nuk po e zgjidhni dot, gjumi mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje
    16 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Gara më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në hapësirën mbarëshqiptare, Albanian ICT Awards, shpalli fituesit e edicionit të 12-të
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Gara më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në hapësirën mbarëshqiptare, Albanian ICT Awards, shpalli fituesit e edicionit të 12-të
Entertainment

Gara më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në hapësirën mbarëshqiptare, Albanian ICT Awards, shpalli fituesit e edicionit të 12-të

Last updated: 22 Gusht, 2024 12:53 pm
Ndaj
8 Min lexim

Gara më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në hapësirën mbarëshqiptare, Albanian ICT Awards, në praninë e ngrohtë dhe të gjallë të qindra themeluesve, sipërmarrësve të rinj, ekspertëve të fushave të ndryshme, entuziastë por edhe të përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe vendor nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shënoi mbrëmjen e së Premtes 31 Maj 2024, një tjetër gur kilometrik me mbylljen e edicionit të 12-të.

I shndërruar në një oaz ku inovacioni jo vetëm që lulëzon por edhe manifestohet, organizuar prej 12 vitesh nga Shoqata ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards celebron çdo vit arritjet dhe sukseset e një komuniteti vizionarësh dhe kreativësh të cilët kanë shërbyer si katalizatorë për ndryshime transformuese në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë në mbarë trevat shqipfolëse ndër vite.

Në mbrëmjen Gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të Republikës së Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë znj. Edona Bilali, Drejtorja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës së Shqipërisë znj. Ledi Imeraj, Drejtorja e Inovacionit pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës znj. Laura Zherka, nën kryetarja e Bashkisë Tiranë znj. Jonida Halili, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skender Dyrmishi dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë në Republikën e Shqipërisë z. Eduard Shalsi.

Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse të Mbrëmjes Gala u shpreh me fjalët: “Jemi mbledhur për të festuar në një sallë të mbushur plot me mendje të bukura të kombit tonë, me njerëz që kanë ndezur turbinat për të fluturuar mes yjeve.”

“Sot në mesin tonë janë inxhinierë të talentuar që nga Presheva, nga Tuzi e Ulqini, Tetova e Shkupi, padyshim Shqipëria, por edhe Europa e SHBA-ja e diaspora jonë.”

Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, ky konkurs mbarëkombëtar u bë një shërbëtor i rrugëtimit të inovacionit, një fener frymëzimi dhe mundësie për brezat.

“Albanian ICT Awards ishte ndër të parët që vërejti jo vetëm ndikimin pozitiv që teknologjia ka në shoqëri, por edhe nevojën për një nxitje më të madhe të të rinjve tanë kudo në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Ulqin, në Europë e SHBA” u shpreh kryetari i jurisë së edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, Prof. Dr. Blerim Rexha.

Kjo mbrëmje Gala më shumë sesa një moment i ndarjes i çmimeve të mëdha të teknologjisë, është një testament i vërtetë i një komuniteti prej qindra themeluesish, novatorësh dhe ëndërrimtarësh që ndajnë një vizion të përbashkët me Albanian ICT Awards, atë të ngritjes dhe zhvillimit të industrisë së teknologjisë dhe inovacionit në mbarë trojet shqiptare.

“Sa mendje të bukura dhe të ndritura në një sallë të vetme. Përgëzime për këdo që e mbështet këtë garë financiarisht, por edhe me kohë, si një detyrim që e kemi të gjithë, për atë për të cilën punojmë çdo ditë, për një Shqipëri më të mirë,” tha deputetja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, znj. Edona Bilali.

Znj. Ledi Imeraj, Drejtore e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, përshëndeti Albanian ICT Awards në emër të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja.

22 finalistë garuan për 6 çmimet e mëdha të edicionit të 12-të të ICT Awards ndërsa kësaj mbrëmje nuk i munguan surprizat.

“Dua të përgëzoj organizatorët të cilët për 12 vite rresht kanë bërë të mundur kthimin e kësaj mbrëmje në një traditë,” tha Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj.

Mbrëmja Gala u përshëndet edhe nga Drejtorja e Inovacionit pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës znj. Laura Zherka e cila tha se një atmosferë e tillë motivon, frymëzon dhe promovon një komunitet shumë të çmuar të trojeve tona shqiptare.

Ndarja e çmimeve filloi me kategorinë ICT Diploma e Vitit ku garonin Ardin Bajraktari, Lejdi Prifti, Lum Borovci dhe Rrezarta Thaqi. Fitues i këtij çmimi çmimi u shpall Lum Borovci me projektin “Teoria e Kaosit dhe Aritmisë: Një qasje dinamike ndaj kujdesit kardiak.”

Anita Mjeshtri me projektin GoAL, Jahja Nur Zulbeari me projektin EPage Digital dhe Sidorela Ndregjoni me projektin FloraTech u përballën në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit 16-21 vjeç. Fitues u shpall Sidorela Ndregjoni me projektin FloraTech.

Çmimi ICT Ylli në Ngritje deri ë 16-vjeç shkoi për Parid Haxhollin. Në këtë kategori ai kishte përballë Elsa Halilin me projektin Brain Crafts dhe Amar Dobreven me projektin Health Digitize.

Çmimi i Sigurisë Kibernetike në edicionin e 12-të të ICT Awards shkoi për kompaninë Cyber Morphosis. Në këtë kategori garuan gjithashtu Andi Ahmeti me projektin Grapling for Evil in the Cloud dhe Dardan Prebeza me projektin Pretera.

Patoko u shpall Startupi i Vitit ndërsa Redjan Ymeraj me projektin Wellness+ dhe Sorana Filip me projektin Nullius in Verba ishin të nominuarit e kësaj kategorie.

Hakan Shehu triumfoi me projektin Neuron në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit përballë Flavio Seferit me projektin EcoTech dhe Genti Xibrit me projektin Cari-Heart.

Juria e Albanian ICT Awards akordoi mirënjohje për Penda.al, GAD Albania, Rrezarta Thaqi dhe rTrust.

Finalisti në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit, Hakan Shehu me projektin Neuron, u përzgjodh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për tu bërë pjesë e programit Star Venture pa garë.

Programi Star Venture i fokusuar në zhvillimin e startupeve inovative me potencial rritjeje për Ballkanin Perëndimor implementohet nëpërmjet Këshillave për Bizneset e Vogla financuar nga EU Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Luksemburgu.

Një tjetër çmim nga BERZH shkoi për Nullius in Verba, startup i cili përfitoi kredite me vlerë 5,000 euro në platformën cloud Amazon Web Services.

Themeluar plot 12 vite më parë, kjo garë organizohet nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe Shoqata Mbarëkombëtare Teknologjisë ALBICT dhe gëzon partneritetin e rëndësishëm të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga EU Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Luksemburgu, EU for Innovation dhe UNICEF. Albanian ICT Awards sot në sytë e një ekosistemi konsiderohet një barometër i vërtetë potencialit inovativ dhe krijues të të rinjve, studentëve, novatorëve, sipërmarrësve, profesionistëve, bizneseve në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Edicioni i 12-të hapi dyert të Enjten e datës 29 Shkurt 2024 në mesin e mbi 100 të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga bota akademike, biznesit, administratës publike, sipërmarrjes, inovacionit dhe komunitetit të teknologjisë. U mirëpriten aplikime në 7 kategori të ndryshme deri më 31 Mars 2024 si dhe u mbajtën mëse 25 sesione informimi pranë shkollave, universitete, qendrave dhe hapësirave të inovacionit nga Tirana në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Preshevë dhe Bujanoc.

Deri në mbyllje të aplikimeve mbërritën 108 projekte nga 130 kandidatë të ndryshëm të cilët demonstruan përballë jurisë së Albanian ICT Awards në Prishtinë dhe Tiranë më 26 dhe 27 Prill 2024 respektivisht.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Këto janë fanellat zyrtare të Shqipërisë në Euro 2024
Tjetra SAS: Lideri i rrjeteve për të rinjtë në ndihmë të të rinjve

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Gemini mund të verifikojë nëse një video është krijuar përmes Google AI
Tech
20 Dhjetor, 2025
Europol përgatitet për krimet që mund të kryhen mbi dhe nga robotët në vitin 2035
Tech
20 Dhjetor, 2025
Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
Apps
19 Dhjetor, 2025
Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
Mobile
18 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Apple kërcënon punonjësit duke thënë se do të marrë masa për të gjithë ata që nuk shfaqen në zyra për të paktën 3 ditë në javë

26 Mars, 2023
Entertainment

Binjakët e bashkuar ndahen falë ndihmës së realitetit virtual

2 Gusht, 2022
Entertainment

Mektrin, pionier i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

26 Prill, 2025
Entertainment

“Larry” del në ankand: pritet të shitet për më tepër se $40,000

18 Mars, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?