Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
    28 Dhjetor, 2025
    Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
    28 Dhjetor, 2025
    Në Kinë ju mund të merrni me qera një AgiBot për t’i shërbyer të ftuarve gjatë dasmës tuaj
    28 Dhjetor, 2025
    Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
    26 Dhjetor, 2025
    Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
    26 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
    Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
    26 Dhjetor, 2025
    Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
    24 Dhjetor, 2025
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Volvo Cars rikonfirmon vendosmërinë drejt qëndrueshmërisë me ambiciet e reja dhe fokusimin në biodiversitet
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Volvo Cars rikonfirmon vendosmërinë drejt qëndrueshmërisë me ambiciet e reja dhe fokusimin në biodiversitet
Cars

Volvo Cars rikonfirmon vendosmërinë drejt qëndrueshmërisë me ambiciet e reja dhe fokusimin në biodiversitet

Last updated: 23 Janar, 2024 4:42 pm
Ndaj
5 Min lexim

Volvo Cars po zgjeron strategjinë e saj të qëndrueshmërisë, duke vendosur synime të reja ambicioze për 2030 dhe 2040. Kompania po rrit gjithashtu fokusin e saj për sa i përket biodiversitetit dhe deri në vitin 2025, kompania synon të ketë 100% të borxhit të saj të lidhur me Green Financing Framework ose në një format të lidhur me qëndrueshmërinë, dhe Geek Room mendon se kjo është fantastike.

“Ndërmarrja e veprimeve për të luftuar ndryshimet klimatike është e panegociueshme dhe të jesh plotësisht elektrik është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë si pionier,” thotë Jim Rowan, CEO i Volvo Cars. “Ndërsa ne përpiqemi për të reduktuar më tej emetimet në të gjithë zinxhirin tonë, ne kemi përgjegjësinë të bëjmë më shumë dhe të adresojmë gjurmën tonë në biodiversitet, si dhe të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së njerëzve. Strategjia jonë e përditësuar është krijuar për të na ndihmuar të bëjmë pikërisht këtë gjë.”

Këto janë ambiciet e reja të qëndrueshmërisë së Volvo Cars për vitin 2030 të paraqitura shkurtimisht:

  • Të ulë emetimet e saj të CO2 për makinë me 75% (krahasuar me nivelet e vitit 2018).
  • Ulja e përdorimit të energjisë në operacionet e saj për çdo makinë mesatarisht me 40% (krahasuar me nivelet e vitit 2018).
  • Arritja e përdorimit mesatarisht 30% të materialeve të ricikluara në flotën e saj, me modelet e reja të makinave që kanë të paktën 35% materiale të ricikluar.
  • Të reduktojë përdorimin e ujit në operacionet e tij me mesatarisht 50% për makinë (krahasuar me nivelet e vitit 2018).
  • Të paktën 99% e të gjitha mbetjeve nga operacionet e tij ose të ripërdoren ose të riciklohen.

Emëtimi neto 0 i gazeve serrë nga 2024

Synimi i Volvo Cars tani është të arrijë zero emetimet neto të gazeve serrë deri në vitin 2040. Kjo zgjerohet me ambiciet e mëparshme për të qenë neutral ndaj klimës deri në vitin 2040 dhe sqaron synimin e kompanisë për të përdorur kapjen e karbonit vetëm për të zbutur çdo emetim të pashmangshëm. Prioriteti i parë i kompanisë mbetet reduktimi i emetimeve reale përpara se të kthehet drejt kapjes së karbonit dhe inkurajon furnitorët e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

2030 është një vit historik për kompaninë. Deri atëherë, ajo planifikon të jetë një kompani që ofron makina plotësisht elektrike, ndërsa synon gjithashtu të reduktojë emetimet e CO2 për çdo makinë mesatare me 75% krahasuar me flotën e saj të vitit 2018.

Shndërrimi në një biznes cirkular duke nisur nga viti 2040

Materialet e ricikluara tashmë janë shumë të pranishme në makinat më të reja Volvo. Për shembull, gati 25% e të gjithë aluminit në Volvo EX30 riciklohet ndërsa afërsisht 17% e të gjithë çelikut dhe plastikës në makinë vjen gjithashtu nga burime të ricikluara.

Volvo Cars synon të përdorë 30% përmbajtje mesatare të ricikluar në të gjithë flotën e saj deri në vitin 2030 dhe që modelet e reja të makinave të lëshuara nga viti 2030 të përmbajnë të paktën 35% përmbajtje të ricikluar. Kompania po përpiqet gjithashtu të sigurojë që deri në vitin 2030, 99% e të gjitha mbetjeve të saj ose të ripërdoren ose riciklohen krahasuar me riciklimin e 94% të mbetjeve të prodhimit global në 2022.

Përpjekja për të kontribuar në një të ardhme pozitive për natyrën

Përveç ndërmarrjes së veprimeve për të reduktuar ndikimin në natyrë, kompania do të ndjekë edhe veprime restauruese. Për të zbuluar se si veprimet e Volvo Cars ndikojnë në biodiversitetin, kompania kreu një vlerësim të ndikimit duke përdorur të dhënat e prodhimit dhe shitjeve nga viti 2021, për të vlerësuar gjurmën e saj vjetore të biodiversitetit duke përdorur modelin ReCiPe.

Duke përdorur gjetjet si bazë, Volvo Cars tani po vendos një ambicie afatgjatë për të luftuar për të ndikuar pozitivisht në të gjithë zinxhirin e saj dhe për të kontribuar në një të ardhme pozitive të natyrës.

Të ndihmojë në mbrojtjen e jetës së njerëzve brenda dhe përtej kompanisë

Volvo Cars dëshiron të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri. Për shembull, kompania ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve duke u fokusuar në shkallën e dëmtimit (LTCR). Shkalla aktuale e lëndimeve (LTCR) është 0.07, një përpjekje udhëheqëse në industri, por qëllimi është që të reduktohet më tej shkalla e lëndimeve në vendin e punës në 0.02 deri në vitin 2030.

​

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kjo është nëndetësja e parë super luksoze që mund të transportojë 20 pasagjerë për 4 javë dhe që kushton $2 miliardë
Tjetra Xiaomi prezanton Redmi Note 13, Redmi Buds 5 dhe Redmi Watch 4

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
Entertainment
28 Dhjetor, 2025
Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
Tech
28 Dhjetor, 2025
Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
Mobile
28 Dhjetor, 2025
Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
Tech
28 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

Super mjeti i radhës nga McLaren do të quhet Spider Segestria sipas një merimange helmuese

20 Maj, 2020
Cars

Makina e re tërësisht elektrike Volvo EX90: fillimi i një epoke të re për Volvo Cars

9 Nëntor, 2022
Cars

Sulmi i ri mund të zhbllokojë dhe të nisë një Tesla Model Y në sekonda, thonë studiuesit

14 Shtator, 2022
Cars

BMW dizenjon sistemin e amortizimit që kthen rrugët me gropa në burim energjie.

2 Dhjetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?