Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Të gjitha makinat elektrike Volvo do të ndërtohen në bazë të një sistemi të vetëm teknologjik në të ardhmen
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Të gjitha makinat elektrike Volvo do të ndërtohen në bazë të një sistemi të vetëm teknologjik në të ardhmen
Cars

Të gjitha makinat elektrike Volvo do të ndërtohen në bazë të një sistemi të vetëm teknologjik në të ardhmen

Last updated: 15 Shtator, 2024 12:04 pm
Ndaj
5 Min lexim

Në Capital Markets Day të Volvo Cars, të mbajtur në Goteborg, Suedi, u zbulua një qasje e re që ndryshon gjithçka për sa i përket teknologjisë në makinat Volvo. Kjo qasje e re do të përcaktojë të ardhmen e kompanisë duke i kanalizuar të gjitha përpjekjet inxhinierike në një drejtim: që makina të përmirësohet me kalimin e kohës.

Duke filluar me EX90, makinat elektrike të ardhshme do të bazohen në të njëjtin bërthamë themelore të sistemeve, moduleve, softuerëve dhe pajisjeve, të quajtur sistemi i teknologjisë Volvo Cars Superset. Është një bazë e vetme teknologjike dhe softuerike që përmban të gjitha modulet dhe funksionalitetet që do të përdoren në linjën e ardhshme të produkteve. Ashtu si një grup blloqesh ndërtimi, ai mund të konfigurohet në mënyra të ndryshme. Secila prej makinave të reja do të përbëhet nga një përzgjedhje, ose një nëngrup, “blloqesh ndërtimi” nga grupi i teknologjisë Superset dhe Volvo do të përmirësojë vazhdimisht këtë sistem teknologjik.

Kjo qasje siguron që makinat me të vërtetë të përmirësohen me kalimin e kohës, pasi e gjithë puna inxhinierike do të fokusohet në përmirësimin e grupit të vetëm teknologjik. Kjo do të thotë që nga puna për përmirësimin e EX90 do të përfitojë drejtpërdrejt ES90 dhe se puna e bërë për ES90 do të vazhdojë në përmirësimin e EX60 që vjen pas tij, dhe kështu me radhë.

“Sistemi i teknologjisë Volvo Cars Superset është një ndryshim me të vërtetë i madh: ai lejon që të gjitha përpjekjet tona inxhinierike të kanalizohen në një drejtim të vetëm që fuqizon të gjitha produktet tona, në vend që të punojmë në projekte specifike makinash,” thotë Anders Bell, drejtues i lartë i Inxhinierisë dhe Teknologjisë në Volvo Cars.

Platforma e gjeneratës së ardhshme SPA3

Një nga blloqet kryesore të ndërtimit për secilën prej makinave të Volvo është baza e teknologjisë elektrike: një kombinim i sistemeve më të fundit shtytëse, elektrike dhe elektronike në krye të të cilave është ndërtuar makina. Për t’u shndërruar në një lider në lëvizshmërinë e gjeneratës së ardhshme, Volvo po zhvillon një bazë të re teknologjike elektrike, të quajtur SPA3, e cila do të mbështetet nga grupi i teknologjisë Volvo Cars Superset. Makina e parë që do të ndërtohet me SPA3 do të jetë SUV-i i ardhshëm tërësisht elektrik EX60 i madhësisë së mesme.

SPA3 bazohet në shumë nga blloqet e ndërtimit të SPA2 dhe prezanton disa përmirësime kryesore. Ai, për shembull, do të ketë një aftësi të zgjeruara kompjuterike bazë, e cila do të lejojë një performancë më të lartë dhe të përmirësojë veçoritë përmes grupit të teknologjisë. Por ndryshimi më i rëndësishëm është se arkitektura SPA3 është ndërtuar për të qenë shumë më e shkallëzueshme se paraardhësi i saj. Kjo do të thotë se Volvo mund të zhvillojë dhe ndërtojë vazhdimisht makina të të gjitha madhësive – më të mëdha se EX90 dhe më të vogla se EX30 – duke përdorur të njëjtën bazë teknologjike. Modulariteti dhe përmirësimi i SPA3 do të lejojë kosto më të ulëta investimi – me variabilitet më të ulët gjithashtu – në lidhje me shitjet, të cilat nga ana e tyre duhet të çojnë në një fluks më të fortë parash në të ardhmen.

Kosto më të ulëta të prodhimit

Duke pasur një arkitekturë të shkallëzuar SPA3, Volvo krijojn sinergji të shtuara dhe përmirëson efikasitetin e teknologjisë kur bëhet fjalë për llogaritjen bazë, bateritë, e-motorët, megacasting dhe prodhimin modular – të gjithë faktorë që kontribuojnë në uljen e konsiderueshme të kostove të prodhimit të makinave.

Fabrika në Torslanda dhe përgatitja e saj për prodhimin e makinave SPA3 tregojnë qasjen e Volvo ndaj të ardhmes në prodhim, me të gjitha aftësitë e nevojshme për të prodhuar një makinë të vendosur në të njëjtën zonë. Kjo qasje bëhet veçanërisht e fuqishme kur ne jemi në gjendje të përdorim të njëjtët komponentë kyç në të gjitha makinat e ndërtuara në SPA3, që do të thotë se kompleksiteti ulet dhe fleksibiliteti rritet.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme BE akuzon Epic, EA dhe kompani të tjera se “kanë mashtruar” klientët me blerjet brenda lojërave
Tjetra Njihuni me Kia EV3: një lëvizshmëri e qëndrueshme, e thjeshtëzuar dhe më e aksesueshme se kurrë më parë

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
Tech
12 Dhjetor, 2025
Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
Entertainment
12 Dhjetor, 2025
Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
Tech
12 Dhjetor, 2025
CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

Lamborghini Essenza SCV12 nuk do të jetë i ligjshëm për tu vozitur në rrugë publike

29 Korrik, 2020
Cars

Elon Musk tregon se Grok AI do të përfshihet në makinat Tesla duke nisur nga java e ardhshme

12 Korrik, 2025
Cars

CES 2025: BMW prezanton ndërfaqjen futuristike të projektuar në xhamin e përparmë të makinës

8 Janar, 2025
Cars

Zbulohen planet për ndërtimin e një piste të re në Arabinë Saudite

7 Mars, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?