Ndër vite mënyrat e komunikimit në rrjetet sociale kanë evoluar shumë, vetëm përpara një dekade nuk shpreheshim dot më shumë se me një tekst apo foto, ndërsa sot gif, bitmoji, video dhe shumë të tjera shpërndahen me pak klikime të thjeshta.
Duket krejt e natyrshme të dëgjosh se Twitter do të mundësojë statuse zanore. Në vend të një hartimi me 280 karaktere, mendimet e tua mund t’i shprehësh edhe me regjistrime vokale duke i dhënë kontekstin dhe ngjyrimin e dëshiruar.
Disa aparate iOS janë fatlumët e parë ku edhe po testohet opsioni.
Për të regjistruar një Voice Tweet futu tek compose dhe mbaj shtypur ikonën me valë sonore.
Secili audio nuk zgjat më shumë se 140 sekonda, nëse do të shprehesh më gjatë vazhdo mbaj shtypur butonin dhe do të fillojë një regjistrim i ri, sado i gjatë diskutimi do të jetë i ndarë në sekuenca.
Në fund do të kesh një regjistrim audio me foton tënde të profilit si background.
Twitter thotë se kjo është pjesë e përpjekjes së kompanisë për ta bërë më humane platformën, për të shmangur keqkuptimet dhe për të dhënë edhe më shumë alternativa.
Për momentin është duke u testuar por shumë shpejtë do të ketë shtrirje globale.
NEW Twitter feature alert!
Audio clips for tweets pic.twitter.com/lhiSZT71U8
— Matt Navarra | ? #StayAtHome (@MattNavarra) June 17, 2020