Themeluesi i Telegram ka bërë thirrje drejt të gjithë përdoruesve të smartphone-ve të përdorin çfarëdolloj aplikacioni komunikimi përveç WhatsApp, për të shpëtuar nga vjedhja e të dhënave.
Pavel Durov citoi një problem me sigurinë që u zbulua nga WhatsApp gjatë javës së kaluar, i cili lejonte një haker të fitonte kontrollin e pajisjes së viktimës vetëm nëpërmjet dërgimit të një videoje të infektuar në numrin e përzgjedhur.
“Hakerat mund të fitojnë akses të plotë në gjithçka që gjendet brenda smartphone-ve të përdoruesve të WhatsApp.” shkruajti ai në Telegram. “Çdo vit ne mësojmë rreth ndonjë problemi në WhatsApp që vendos në rrezik të gjitha informacionet personale të përdoruesit. Nuk ka rëndësi nëse je personi më i pasur në botë – nëse ju keni të instaluar WhatsApp në pajisjen tuaj të gjitha të dhënat nga çdo aplikacion është i aksesueshëm nga hakerat.”
Miliarderi rus tregoi se këto probleme në sigurinë e aplikacionit janë të planifikuara, pasi përdoren për të lejuar qeveritë, agjencitë ligjzbatuese dhe hakerat që të shmangin enkriptimin dhe masat e tjera të sigurisë.
“Unë nuk po ju shtyj të përdorni Telegram… Telegram nuk ka nevojë për reklamim të mëtejshëm. Ju mund të përdorni çfarëdolloj aplikacioni komunikimi përveç WhatsApp, pasi ka qenë një mjet survejimi prej 13 vitesh.”