Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
    13 Dhjetor, 2025
    Droni i ri i DJI mund të transportojë pesha deri në 100 kg si dhe të ngjisë male 6,000 të lartë
    13 Dhjetor, 2025
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
    13 Dhjetor, 2025
    Disney do të lejojë përdorimin e karaktereve të saj nga Sora pas investimit prej $1 miliard në OpenAI
    13 Dhjetor, 2025
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Duke filluar nga data 13 mars, TikTok nuk do të mund të aksesohet në Shqipëri
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Apps > Duke filluar nga data 13 mars, TikTok nuk do të mund të aksesohet në Shqipëri
Apps

Duke filluar nga data 13 mars, TikTok nuk do të mund të aksesohet në Shqipëri

Last updated: 12 Mars, 2025 12:06 am
Ndaj
3 Min lexim

Tashmë gjithçka u zyrtarizua; TikTok nuk do të mund të aksesohet më nga përdoruesit shqiptarë duke filluar nga data 13 mars. Kjo gjë u bë e ditur përmes një deklarate nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, e cila ka kërkuar marrjen e masave nga kompanitë e internetit që operojnë në vend për të ndaluar aksesimin e TikTok.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Ky njoftim vjen disa ditë pasi vendimi për mbylljen e TikTok u komunikua nga ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu si pjesë e Planit të ri të Veprimit në Shkolla. Diskutimet për mbylljen e platformës nisën pas vrasjes tragjike të 14 vjeçarit Martin Cani pasi një sherri që nisi në rrjetet sociale, jo në TikTok por në Snapchat.

Megjithatë, kryeministri Rama gjatë prezantimit të Planit të ri të Veprimit në Shkolla tha se versioni ndërkombëtar i TikTok është shumë ndryshe nga ai kinez, pasi në versionin ndërkombëtar promovohen “rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole” ndërkohë që versioni kinez “i mëson përdoruesit si të bëjnë mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita”.

Qytetarët ndajnë mendime të ndryshme rreth këtij vendimi, ka disa prej tyre që e mbështesin, ndërkohë që shumë të tjerë janë kundër këtij vendimi, pasi mendojnë se bllokimi i një rrjeti social nuk është zgjidhja e këtij problemi madhor në ditët e sotme.

Nga ana tjetër, shumë qytetarë dhe politikanë mendojnë se marrja e një vendimi të tillë është bërë për të ndikuar në fushatën zgjedhore të partive të ndryshme, me zgjedhjet parlamentare që janë vetëm disa javë larg.

Geek Room kontaktoi më herët me zëdhënës të TikTok, të cilët treguan se kanë bërë përmirësime në moderimin e përmbajtjeve në platformë, madje duke punësuar moderatorë që flasin gjuhën shqipe.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Njihuni me programin e eventeve kulturore në Salone del Mobile 2025
Tjetra Meta prezanton një version të limituar të syzeve inteligjente Meta Ray-Ban

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
Apps
13 Dhjetor, 2025
BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
Cars
13 Dhjetor, 2025
Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
Entertainment
13 Dhjetor, 2025
AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
Tech
13 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Në Abu Dhabi prezantohet pedonalja e parë me ajër të kondicionuar në ambient të hapur

7 Shkurt, 2025
Apps

Për fatin e keq të Google, ChatGPT është aplikacioni i preferuar i përdoruesve në Play Store

30 Nëntor, 2023
Apps

Bashkia e Tokios po krijon një aplikacion dating për qytetarët pasi numri i martesave po bie vazhdimisht

8 Qershor, 2024
Apps

12 shërbimet e WhatsApp që mund të mos i dini

14 Nëntor, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?