Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Protik dhe General Assembly hapin aplikimet për dy kurset e para të AI në Shqipëri
    10 Qershor, 2026
    Anthropic prezanton një version publik të modelit më të fuqishëm AI, Claude Fable 5
    10 Qershor, 2026
    Shtëpitë e së ardhmes nuk do të jenë më të heshtura, por më të përshtatura me nevojat tona
    10 Qershor, 2026
    Geek Room dhe Vodafone shkojnë në VivaTech 2026
    10 Qershor, 2026
    Google prezanton një sistem për monitorimin e rrahjeve të zemrës përmes kameras në smartphone
    9 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Truk i zgjuar për studim: Shndërro telefonin tënd në “ndihmësin personal” për fakultet
    6 Qershor, 2026
    Oppo Find X10 mund të jetë smartphone-i i parë me kamera selfie 100MP
    5 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube zëvendëson butonin e pëlqimit klasik me një “zemër”
    10 Qershor, 2026
    Instagram po lejon përdoruesit të rendisin postimet në profil sipas dëshirës
    10 Qershor, 2026
    Me ardhjen e Kupës së Botës, WhatsApp përcjell atmosferën me emojin e ri të topit të futbollit
    8 Qershor, 2026
    Njihuni me alternativat evropiane të Instagram, TikTok apo YouTube
    6 Qershor, 2026
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ja përse topi i futbollit që do të përdoret gjatë Kupës së Botës duhet të karikohet para çdo ndeshje
    10 Qershor, 2026
    Zogjtë në Ukrainë po përdorin fibrat optike të lëna pas nga dronët për të ndërtuar fole
    9 Qershor, 2026
    “Kupa e Botës 2026” live dhe falas me çdo abonim në Digitalb
    5 Qershor, 2026
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Samsung prezanton dy produkte të reja që mund të mbani në duart tuaja, Galaxy Ring, serinë e re të Galaxy Watch 7 dhe Galaxy Watch Ultra
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung prezanton dy produkte të reja që mund të mbani në duart tuaja, Galaxy Ring, serinë e re të Galaxy Watch 7 dhe Galaxy Watch Ultra
Tech

Samsung prezanton dy produkte të reja që mund të mbani në duart tuaja, Galaxy Ring, serinë e re të Galaxy Watch 7 dhe Galaxy Watch Ultra

Last updated: 10 Korrik, 2024 3:30 pm
Ndaj
6 Min lexim

Përgjatë eventit të sotshëm të organizuar në Louvre në Paris para fillimit të Lojërave Olimpike, ku Geek Room ishte i pranishëm për të përcjellë drejtpërsëdrejti informacionet më të reja mbi produktet inovative të Samsung, kompania ka prezantuar disa produkte të reja, ndër të cilat janë seria e re e orave inteligjente Galaxy Watch 7, Galaxy Watch Ultra dhe unaza inteligjente Galaxy Ring.

Që të gjithë këto produkte janë të fokusuara në përmirësimin e monitorimit të shëndetit të përdoruesve, përmes ofrimit të informacioneve të personalizuara shëndetësore. Le të mësojmë më tepër rreth këtyre produkteve.

Galaxy Watch 7        

Nëpërmjet serisë më të re të orave inteligjente të Samsung ju mund të krijoni një rutinë të re stërvitje e cila ju nxit çdo ditë të përmirësoni shëndetin tuaj. Përdoruesit mund të ndjekin me saktësi informacionet nga mbi 100 lloje të ndryshme stërvitjesh për të arritur qëllimet e tyre. Kjo do të jetë e mundur dhe falë sensorit të përmirësuar BioActive që rrit saktësinë e informacioneve të siguruara nga ora inteligjente.

Galaxy Watch 7 ruan formën ikonike rrethore e cila mund të kombinohet me rripa të ndryshëm me detaje shumëngjyrëshe. Brenda këtij trupi rrethor gjendet për herë të parë një procesor 3nm, duke mundësuar që CPU të jetë 3 herë më i shpejtë ndërkohë që është 30% më efikas me energjinë.

Një tjetër veçori që vjen për herë të parë në Galaxy Watch 7 është prania e një sistemi GPS me frekuencë të dyfishtë, që gjurmon me saktësi vendodhjen dhe në mjedise të vështira urbane.

Për t’ju ndihmuar të mos hapni telefonin tuaj sa herë merrni një njoftim, orat inteligjente sapo u bënë dhe më inteligjete falë Galaxy AI. Ju tashmëmund t’i përgjigjeni mesazheve shumë lehtë përmes përgjigjeve inteligjente të sugjeruara.

Watch 7 do të ofrohet në dy madhësi: 40 mm (ngjyrat jeshile dhe krem) dhe 44 mm (jeshile dhe argjend) dhe çmimi do të nisë nga 29,999 Lekë për madhësinë 40 mm (34,999 Lekë versioni LTE) dhe 34,999 Lekë (39,999 Lekë versioni LTE) për madhësinë 44mm.

Galaxy Watch Ultra

Versioni Ultra është tashmë ora më e fuqishme që Samsung ofron, duke arritur një nivel tjetër për sa i përket përvojave të stërvitjes dhe inteligjencës artificiale në këto produkte. Për ta bërë produktin sa më estetik dhe të fortë për t’u përdorur në çdo ambient të mundshëm, versioni Ultra ka një dizajn të ri “Cushion” katror që mbron ekranin rrethor.

Pikërisht kjo kornizë Titanium Grade 4 ofron rezistencë ndaj ujit deri në 10 ATM, për t’ju shoqëruar në të gjithë aktivitetet tuaja nën ujë. Galaxy Watch Ultra ofron gjithashtu një Zonë të përparuar të Personalizuar HR, në mënyrë që të mund të stërviteni në nivele optimale të intensitetit bazuar në aftësitë tuaja fizike.

Galaxy Watch Ultra operon në një gamë më të gjerë lartësish, nga 500 metra nën nivelin e detit deri në 9000 metra lartësi për të gjurmuar përvojat e avancuara të fitnesit si noti në oqean deri tek çiklizmi në mjedise ekstreme.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room

Me një ndriçim maksimal deri në 3,000 nits, ekrani siguron lexueshmëri dhe në ambiente me shumë dritë. Jetëgjatësia e baterisë do të jetë më e fuqishmja ndër të gjitha orat inteligjente të Samsung, pasi mund të arrijë deri në 100 orë duke përdorur “Kursimin e Energjisë” apo 48 orë duke përdorur kursimin e Energjisë Ushtrimore.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room

Galaxy Watch Ultra do të jetë i disponueshëm në një madhësi 47 mm në gri titanium, titanium i bardhë dhe titanium i argjendtë dhe do të vijë me një çmim prej 69,999 Lekë ekskluzivisht në versionin LTE.

Galaxy Ring

Samsung ka vendosur të ofrojë një mënyrë të re për monitorimin e shëndetit tonë përmes një kategorie të re produktesh që vijnë në formën e një unaze, të quajtur Galaxy Ring.

Galaxy Ring do të vijë në përmasa të ndryshme për t’iu përshtatur madhësive të ndryshme të gishtërinjve në ngjyrat titanium të zi, titanium të argjendtë, dhe të artë. Kjo pajisje do të jetë e përshtatshme për t’u mbajtur 24/7 në gishtin tuaj, pasi do të jetë shumë e lehtë, peshon 3 gram, do të vijë me jetëgjatësi baterie deri në 7 ditë, dhe me rezistencë ndaj ujit deri në 10 ATM.

Nëpërmjet kësaj unaze ju do të mund të kuptoni gjendjen tuaj ditore përmes Energy Score, e cila llogarit se sa cilësor ka qenë gjumi juaj gjatë ditëve të fundit dhe shfaq rezultatin në përqindje. Gjithashtu përmes algoritmeve të AI ofron më tepër të dhëna rreth gjumit tuaj.

Në të njejtën kohë unaza është e pajisur me sensorë të ndryshëm për të monitoruar ushtrimet tuaja ditore, rrahjet e zemrës, madje dhe të parashikojë ciklin tuaj menstrual duke u bazuar në ndryshimet e temperaturës trupore.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Njihuni me gjeneratën e re të pajisjeve të palosshme nga Samsung, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6
Tjetra Këto janë kufjet më të reja Buds3 nga Samsung – akoma më inteligjente falë Galaxy AI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Protik dhe General Assembly hapin aplikimet për dy kurset e para të AI në Shqipëri
Tech
10 Qershor, 2026
Ja përse topi i futbollit që do të përdoret gjatë Kupës së Botës duhet të karikohet para çdo ndeshje
Entertainment
10 Qershor, 2026
Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
Cars
10 Qershor, 2026
YouTube zëvendëson butonin e pëlqimit klasik me një “zemër”
Apps
10 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Patenta më e fundit e Microsoft do të ngjallë të vdekurit

23 Janar, 2021
Tech

Tesla publikon një video të re të Optimus që zbret me sukses në një terren të vështirë

12 Dhjetor, 2024
Tech

ONE Telecommunications çon një hap para cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri

28 Dhjetor, 2020
Tech

Noctua dhe Pulsat krijojnë mouse-in me freskues për të ndaluar djerësitjen e dorës

25 Maj, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?