Sistemi me lazera i SpaceX për Starlink po shpërndan mbi 42 petabajt (42 milionë GB) të dhëna drejt klientëve në ditë, siç bëhet e ditur nga një inxhinier i kompanisë.
“Ne po shpërndajmë disa terabitë të dhëna për sekondë çdo ditë nërpërmjet 9,000 lazerave,” tha inxhinieri i SpaceX Travis Brashears në SPIE Photonics West, një event në San Francisko i fokusuar në përparimet më të fundit në optikë dhe dritë. “Ne në fakt u shërbejmë me lazer të gjithë përdoruesve tanë në Starlink në një kohë të caktuar në një hapësirë prej dy orësh.”
Edhe pse Starlink përdor valët radio për të transmetuar internet me shpejtësi të lartë për klientët, SpaceX gjithashtu ka pajisur satelitët e kompanisë me një sistem lazerash për të ndihmuar në uljen e vonesës (latency) dhe përmirësimin e mbulimit global të sistemit.
Lazerët janë veçanërisht të rëndësishme për të ndihmuar satelitët të marrin të dhëna kur asnjë stacion tokësor i SpaceX nuk është afër, si përshembull mbi oqean ose Antarktik. Në vend të kësaj, sateliti mund të transmetojë të dhënat në dhe nga një satelit tjetër Starlink në orbitën e Tokës, duke formuar një rrjet shpërndarje në hapësirë.
Biseda e së martës nga Brashears zbuloi se sistemi lazer është mjaft i qëndrueshëm, edhe pse pajisjet po fluturojnë në bordin e mijëra satelitëve Starlink që qarkullojnë vazhdimisht në Tokë. Pavarësisht sfidave teknike, kompania ka arritur të mbajë një lidhje aktive me lazer në mbi 99% të kohës.