Samsung dhe Adidas po bashkëpunojnë për të sjellë një version special edition të kufjeve wireless Galaxy Buds Pro të inspiruar nga atletet legjendare të tenisit Stan Smith.
Ky produkt do të vijë me një kuti me ngjyrë të bardhë dhe jeshile, dhe brenda saj do të jetë një case që mban kufjet në formë kapeleje. Brenda kutisë gjendet një kupon për blerjen e atleteve Stan Smith që përmbajnë materiale të ricikluara.
Gjithashtu dhe kasa e Galaxy Buds Pro është e krijuar nga materiale të ricikluara, duke ecur në të njejtën rrugë me Adidas për sa i përket reduktimit të mbetjeve. Pasi të keni lidhur smartphone-in tuaj me Buds Pro, një theme Adidas Originals do të shfaqet menjëherë në pajisjen tuaj.
Stan Smith Galaxy Buds Pro do të prezantohen në 7 prill në Korenë e Jugut. Çmimi i tyre do të jetë $249.