Startup-i A.L.I Technologies që gjendet në Tokio ka prezantuar një motor fluturues i cili kap shpejtësinë 100km/h dhe qëndron deri në 40 minuta duke fluturuar, që kushton VETËM £500,000.
Kjo kompani po planifikon të nisë prodhimin e limituar të 200 XTurismo, ku secila prej tyre peshon mbi 300kg, dhe t’i nxjerrin në shitje në gjysmën e parë të 2022.
XTurismo përveç përdorimit gjatë kohës së lirë, ka potencial të përdoret si një mjet shpëtues në rast aksidentesh në det. Fluturimi demonstrues që u ndoq nga e gjithë turma e të ftuarve dhe gazetarëve shkoi shumë mirë, XTurismo u ngrit disa metra mbi nivelin e tokës dhe fluturoi përqark pistës për rreth një minutë e gjysëm.
“Ne kemi dëshirën që të propozojmë një model të ri lifestyle me këtë mjet fluturues.” tha CEO Daisuke Katano gjatë eventit. Mjeti fluturues është i fuqizuar nga një motor me djegie të brendshme dhe arrin të qëndrojë pezull falë 6 helikave që gjenden në të. Një disavantazh i këtij dizajni është zhurma e madhe që kjo makinë prodhon. Personat e pranishëm ishin të pajisur me kufje për të mbrojtur dëgjimin e tyre.
Sipas A.L.I Technologies, XTurismo përdor të njejtën teknologji për kontrollimin e lartësisë që përdorin në dronët e tyre, e cila siguron një drejtim të butë dhe mjaft të kujdesshëm.