Aeroplani Airbus A380, gjigandi i qiellit, sapo ka përfunduar një fluturim testues duke përdorur vajin e gatimit si karburant.
Ky aeroplan zhvilloi një fluturim 3 orësh nga Blagnac Airport deri në zyrat qëndrore të Airbus në Francë në datën 25 mars. Ai fuqizohej nga një motor i vetëm Rolls Royce Trent 900 i cili përdor përdor SAF (Sustainable Aviation Fuel) që përbëhet nga vaji i gatimit dhe yndyrnat e mbeturinave.
Më pas Airbus zhvilloi dhe një fluturim tjetër testues nga Toulouse në Nice për të parë se si karburanti prej vaji gatimi përdorej gjatë ngritjes në fluturim dhe uljes. Karburanti u sigurua nga TotalEnergies, dhe u krijua nga një kombinim i estereve të hidropërpunuara dhe acideve yndyrore që nuk kanë sulfur dhe erë.
Aktualisht, aeroplani Airbus mund të fuqizohet deri në 50% nga SAF i përzier me vajgurin që përdoret tradicionalisht. Qëllimi i kompanisë është që të krijojë një aeroplan të çertifikuar që mund të fluturojë i fuqizuar tërësisht nga SAF deri në fund të kësaj dekade.
“Rritja e përdorimit të SAF mbetet rruga kryesore për të arritur ambiciet e industrisë për uljen e emëtimit të gazeve deri në 2050.” tha Airbus në një deklaratë. Kompania tregon se përdorimi i SAF në aeroplanët mund të ndihmojë në uljen e 53-71% të emëtimit të karboneve deri sa të arrihet emëtimi 0 i gazeve.
Airbus planifikon të sjellë në treg aeroplanin e parë me 0 emëtime deri në vitin 2035.