Microsoft publikoi ikonat e reja për Office të cilat reflektonin lëvizjen drejt cloud në 2019 dhe që atherë ka vazhduar me update-imin e ikonave të aplikacioneve si Calendar ose Mail.
Në update-n e fundit Microsoft ka ndryshuar orientimin e folderave për më shumë konsistencë. Ndërkohë dizajnet e reja kanë si qëllim dallueshmërinë e tyre, duke i bërë më të thjeshtë për t’u gjetur me një vështirm. Gjigandi i teknologjisë ka përditësuar ikonat e Recycle Bin dhe Local Disc, duke i bërë ato të shfaqin pamjen ballore dhe jo anësore si më parë. Microsoft thotë se do të vazhdojë të sjellë ikona të reja për Windows 10 me kalimin e kohës për një pamje më rafinuar.
Kompania ka prezantuar gjithashtu disa ndryshime të tjera me Preview build. Ajo ka riemërtuar dosjen Windows Administrative Tools në Windows Tools, dhe ka shtuar suport për shortcuts të reja kur riemërtojmë dosjet: CTRL + Left/Right Arrows për të lëvizur kursorin midis fjalëve, CTRL + Delete dhe CTRL + Backspace për të fshirë fjalë.
Ky Preview build rregullon një listë të gjatë bugs dhe problem të njohura dhe tani gjendet në Windows Insiders në Dev Channel.