Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
    13 Dhjetor, 2025
    Droni i ri i DJI mund të transportojë pesha deri në 100 kg si dhe të ngjisë male 6,000 të lartë
    13 Dhjetor, 2025
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
    13 Dhjetor, 2025
    Disney do të lejojë përdorimin e karaktereve të saj nga Sora pas investimit prej $1 miliard në OpenAI
    13 Dhjetor, 2025
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Këto janë produktet e reja që u prezantuan gjatë eventit “Let Loose” të Apple
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Këto janë produktet e reja që u prezantuan gjatë eventit “Let Loose” të Apple
Tech

Këto janë produktet e reja që u prezantuan gjatë eventit “Let Loose” të Apple

Last updated: 8 Maj, 2024 9:42 am
Ndaj
5 Min lexim

Apple sapo përfundoi eventin e tij “Let Loose“, ku prezantoi një linjë të re iPad për herë të parë pas gati dy vitesh. Por gjatë këtij eventi kishte më shumë surpriza se thjesht iPad të rinj – ne gjithashtu mësuam rreth disa aksesorëve të rifreskuar dhe versioneve të reja të software.

Nëse dëshironi një përmbledhje të shpejtë të gjithçkaje që njoftoi Apple, shikoni përmbledhjen tonë më poshtë.

Apple Pencil Pro

Apple introduced new versions of accessories for iPad, including a keyboard and pencil

Apple prezantoi një Apple Pencil Pro të ri për t’u përdorur me iPad Pro dhe pajisjet e reja iPad Air. Ju mund ta shtrëngoni lapsin për të aktivizuar një shërbim të paracaktuar dhe lapsi do të jetë i pajisur me sensorë të rinj që lejojnë kontroll të saktë të mjetit që po përdorni. Pencil Pro i ri tani do të mbështesë gjithashtu FindMy, kështu që mund ta gjeni në aplikacionin Find My nëse nuk po e gjeni atë. Ngjashëm me produktin e mëparshëm, Pencil Pro mbahet dhe karikohet në mënyrë magnetike në iPad. Apple Pencil Pro i ri do të kushtojë $129 dhe do të jetë i disponueshëm duke nisur nga java e ardhshme.

Magic Keyboard i ri

Apple introduced new versions of accessories for iPad, including a keyboard and pencil

Magic Keyborad është ridizenjuar për të qenë më e hollë dhe më e lehtë për të punuar me iPad Pro të ri, siç thotë Apple. Ai do të vijë në dy ngjyra për t’iu përshtatur Pro-së së re, do të ketë një trup alumini dhe do të ketë një rresht me function keys. Magic Keyboard do të vijë në dy madhësi, me 11-inç duke filluar nga $299 dhe 13-inç duke filluar nga $349.

iPad Pro të rinj

Apple announced a new iPad Pro.

iPad Pro i ri, i cili do të jetë i disponueshëm në ngjyrë argjendi dhe të space black, do të ketë një ekran me dy panele OLED, të cilat Apple po e quan Tandem OLED. Të dyja madhësitë e iPad Pro do të vijnë me teknologjitë e reja të ekranit.

iPad Pro gjithashtu tani do të ketë çipin e ri M4 – i cili gjithashtu u prezantua në këtë event– duke u larguar nga M2, për të cilin Apple thotë se do ta bëjë pajisjen “katër herë më të shpejtë”. Kamera gjithashtu është përditësuar, gjë që mund të ndihmojë në skanimin e dokumenteve. Modelet e reja iPad Pro do të jenë në dispozicion javën e ardhshme, me modelin 11-inç që fillon nga $999 dhe 13-inç që fillon nga $1299.

iPad Air të rinj

Apple announced a new iPad lineup.

Apple iPad Air i ri tani do të vijë në dy madhësi: një ekran 11-inç dhe një ekran më të madh 13-inç. Të dy do të kenë çipin e përditësuar M2. Ndryshime të tjera kryesore: kamera e përparme tani do të jetë në skajin e pajisjes si dhe tableti do të ofrojë spatial audio. Opsionet e reja të ngjyrave përfshijnë ngjyrat blu dhe vjollcë, përveç ngjyrave të tjera si starlight apo space gray. iPad-ët do të mund të funksionojnë dhe me Magic Keyboard. Për sa i përket memories, kompania po ofron opsione 512GB dhe 1TB. iPad Air 11 inç fillon nga $599 dhe 13 inç fillon nga $799.

Përditësime për Final Cut Pro dhe Logic Pro

Përditësimet e reja për Final Cut Pro dhe Logic Pro u njoftuan gjithashtu gjatë eventit të majit. Për Final Cut Pro, Apple prezantoi një funksion multicam live, në të cilin një përdorues mund të lidhë deri në katër kamera. Ata njoftuan gjithashtu një aplikacion të ri për iPhone dhe iPad – Final Cut Camera – i cili do t’i lejojë përdoruesit të lidhin katër iPhone ose iPad për videot e regjistruara. Përditësimet në Logic Pro përfshijnë efekte të reja, dhe tani mund të përdorë machine learning për të modeluar tingullin në detaje.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Ukraina prezanton zëdhënësen e fuqizuar nga AI që jep informacione në kohë reale rreth luftës
Tjetra Dëshironte të testonte sigurinë e Cybertruck të tij, por përfundon me gisht të thyer

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
Apps
13 Dhjetor, 2025
BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
Cars
13 Dhjetor, 2025
Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
Entertainment
13 Dhjetor, 2025
AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
Tech
13 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Huawei po përpiqet të anashkalojë sanksionet e SHBA duke përdorur fabrikat sekrete të prodhimit të proçesorëve

24 Gusht, 2023
Tech

Microsoft do të lançojë Windows 11 në 5 tetor

1 Shtator, 2021
Tech

Roboti i ri me katër rrota nga Hyundai është dizenjuar për të mbajtur gjithçka që ju keni nevojë

17 Dhjetor, 2021
Tech

Policia e Shtetit arrin të ndalojë një vjedhje online prej gati 90 mijë euro

24 Korrik, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?