Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!
    31 Tetor, 2025
    Google Labs sjell Pomelli, shërbimin AI që krijon reklama falas për biznesin tuaj
    30 Tetor, 2025
    Barbara Slade Jagodić & Diego Pisa folës në AllWeb, dy perspektiva të ndryshme që takohen tek një ide: njerëzit janë në qendër të transformimit digjital!
    30 Tetor, 2025
    Ripple suporton T-Blocks për tokenizimin e projekteve në Evropën Juglindore
    29 Tetor, 2025
    Si Vodafone Albania e ktheu filozofinë “Pyet një herë” në standard shërbimi 
    Sponsorizuar nga
    vodafone.alvodafone.al
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Apple Pay vjen në Shqipëri
    29 Tetor, 2025
    Nëse dëshironi të ulni kohën e shpenzuar para telefonit, përdorni këtë kasë mbrojtëse
    28 Tetor, 2025
    OnePlus 15 prezantohet në Kinë me bateri 7,300 mAh dhe shpejtësi rifreskimi 165Hz
    28 Tetor, 2025
    Ja se çfarë duhet të bëni për të ruajtur ngjyrën origjinale të Cosmic Orange iPhone 17 Pro
    25 Tetor, 2025
    Apple ndalon prodhimin e njësive të reja të iPhone Air pas performancës jo të mirë në shitje
    24 Tetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Nuk keni mundësi të udhëtoni? Përdorni këtë aplikacion për të përgatitur fotografi me AI nga “pushimet imagjinare”
    28 Tetor, 2025
    Instagram do të ofrojë shërbimin “Watch History” ku mund të gjeni Reels të fundit që keni parë
    25 Tetor, 2025
    Instagram sjell ikona të veçanta të aplikacionit, por vetëm për adoleshentët
    24 Tetor, 2025
    YouTube po prezanton një shërbim për të ndaluar përhapjen e deepfakes
    22 Tetor, 2025
    Instagram po përditëson ndërfaqjen e përdoruesit
    21 Tetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studiuesit pretendojnë se kanë mundësuar komunikimin midis 2 personave të cilët po shikonin ëndrra
    19 Tetor, 2025
    Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit
    13 Tetor, 2025
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Sony prezanton një version të ri të PS5 Pro lehtësisht të përmirësuar
    22 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia Sportage 2026 me stilin futurist dhe inteligjencë artificiale, mbërrin në Shqipëri
    28 Tetor, 2025
    Mercedes-Benz prezanton makinën me një bojë super të hollë fotovoltaike
    23 Tetor, 2025
    Rripi i sigurimit multi adaptiv i Volvo vlerësohet si një nga Shpikjet më të Mira të 2025 nga TIME
    21 Tetor, 2025
    Inxhinieri organizon “DDoS-in e parë në botë ndaj makinave autonome”, mbledh 50 makina në një rrugë pa krye
    16 Tetor, 2025
    Ja përse makinat elektrike preferohen më shumë nga meshkujt
    15 Tetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    NVIDIA nis testimin e GPU të fuqishme në hapësirë duke u përgatitur për të ardhmen e AI
    25 Tetor, 2025
    Netflix, Amazon dhe Apple interesohen për të blerë Warner Bros. Discovery
    24 Tetor, 2025
    Ish-punonjësi i Apple, Sam Sung, ndryshoi emrin e tij për të shmangur vëmendjen e padëshiruar
    24 Tetor, 2025
    NASA konfirmon se Toka do të ketë 2 Hëna deri në 2083
    23 Tetor, 2025
    Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion
    23 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: EU4Innovation Reloaded: Shqipëria, një destinacion inovacioni në Ballkanin Perëndimor
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > EU4Innovation Reloaded: Shqipëria, një destinacion inovacioni në Ballkanin Perëndimor
Tech

EU4Innovation Reloaded: Shqipëria, një destinacion inovacioni në Ballkanin Perëndimor

Last updated: 24 Maj, 2023 5:24 pm
Ndaj
5 Min lexim

U prezantua sot çelja e fazës së dytë të projektit EU4Innovation në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se 150 aktorë të ekosistemit të inovacionit, përfaqësues nga sektori publik dhe privat, akademia e komuniteti i donatorëve, dhe përcolli frymën inkurajuese për përshpejtimin e transformimit të ekonomisë shqiptare, përmes inovacionit dhe aftësive.

Në fjalën e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e mirëpriti këtë nismë e cila është në përputhje me objektivat kryesore të Reveries së Shqipërisë në fushën e zhvillimit ekonomik. Ministrja Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë për të rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon. Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si partneri kryesor politik i projektit nga ana e Qeverisë shqiptare. Ministrja Ibrahimaj shprehu besimin se EU4Innovation mund të luajë një rol të fortë mbështetës për të arritur këtë qëllim duke mbështetur progresin e ekosistemit të start-up-eve dhe inovacionit.

eu4innovation_geek_room_albania_panel_1.jpg

“Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë së bashku, si Ekipi Evropa, me qeverinë e Shqipërisë për të zhvilluar dhe nxitur agjendën shqiptare të inovacionit. Për ne, ekosistemi i sipërmarrjeve të reja dhe i inovacionit është një shtytës i rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe rritjes së vendeve t`ë punës me pagesë të lartë në vend. Inovacioni ka të bëjë me vendosjen e njerëzve në qendër të ekosistemit. Nxitja e frymës së inovacionit te të rinjtë shqiptarë nuk do të thotë t’u thuash atyre se çfarë të bëjnë. Ajo ka të bëjë me fuqizimin e tyre për të bërë atë çka duan dhe për të cilën janë më të mirët. Duke qenë se jemi në kuadër të Javës së Europës dhe viti 2023 është Viti Evropian i Aftësive, më lejoni të theksoj se Evropa është këtu për të nxitur zhvillimin e aftësive në Shqipëri”, tha znj. Christiane Hohmann, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri. 

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Peter Zingraf, përshëndeti ndërveprimin mes Agjencive Gjermane dhe Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, GIZ dhe Sida, të cilat zbatojnë së bashku këtë projekt. Ambasadori Zingraf foli rreth sukseseve të fazës së parë të projektit, që u zbatua nga 2018 – 2022. Ndër të tjera, ai iu referua rritjes së pozicionit të Shqipërisë në raportin Startup-Blink 2022 (një raport krahasues mbi statusin e ekosistemeve start-up), i cili e cilëson Shqipërinë si “një vend ideal për kompanitë e software dhe të dhënave, e-commerce & retail, si dhe start-up-et e transportit.”

Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, znj. Elsa Håstad, foli për rëndësinë e mbështetjes së inovacioneve nga e gjithë Shqipëria. Znj. Håstad tregoi historinë e suksesit të kabinave lëvizëse shqiptare, “Funky Cabins”, 17 inovacionet e kryesuara nga gratë që falë mbështetjes së EU4Innovation konkurojnë në tregun global. “Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij revolucioni shqiptar të inovacionit”, tha Ambasadorja Håstad.

 eu4innovation_geek_room_albania_fair.jpg

EU4Innovation është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), si dhe Sida. Projekti zbatohet nga GIZ Shqipëri si organizatë kryesuese në zbatim dhe Sida si përgjegjëse për Challenge Fund. Periudha e zbatimit është Janar 2023 – Qershor 2026 (42 muaj), me një kontribut të BE-së deri në 10,000,000 EUR, BMZ deri në 1,200,000 EUR dhe Sida deri në 550,000 EUR.

Projekti mbështet Qeverinë e Shqipërisë në arritjen e objektivave kryesorë në fushën e zhvillimit ekonomik, përmes përshpejtimit dhe transformimit në një ekonomi të nxitur nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke i dhënë hov kapitalit të saj njerëzor, potencialit sipërmarrës si dhe të kërkimit, dhe duke rritur kështu konkurrueshmërinë.

Objektivi specifik i projektit është rritja e pjekurisë dhe ekspozimit të ekosistemit shqiptar të start-up-it dhe novacionit dhe anëtarëve të tij.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme TikTok vendos të padisë Montana-n për të rikthyer përdorimin e aplikacionit në këtë shtet
Tjetra Netflix do të risjelli Squid Game në një program të ri që ofron një çmim $4.56 milionë për fituesin.

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!
Tech
31 Tetor, 2025
Google Labs sjell Pomelli, shërbimin AI që krijon reklama falas për biznesin tuaj
Tech
30 Tetor, 2025
Barbara Slade Jagodić & Diego Pisa folës në AllWeb, dy perspektiva të ndryshme që takohen tek një ide: njerëzit janë në qendër të transformimit digjital!
Tech
30 Tetor, 2025
Apple Pay vjen në Shqipëri
Mobile
29 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

NASA përdor lazera për të transmetuar të dhënat me shpejtësi 25 Mbps nga një distancë prej 226 milion kilometrash

4 Maj, 2024
Tech

Tesla publikon një video të re të Optimus që zbret me sukses në një terren të vështirë

12 Dhjetor, 2024
Tech

“Dritëhijet e botës dixhitale- Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

26 Qershor, 2025
Tech

Apple do të prezantojë një kamera inteligjente sigurie në vitin 2026

13 Nëntor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?