Kompania nën pronësinë e Hyundai, Boston Dynamics, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku uron të gjithë ndjekësat për festat e fundvitit, dhe ajo që e bën më interesante këtë video është prania e robotit Spot.
Video fillon normalisht me një pamje ku duket qartë një dhuratë e madhe të cilën gjithkush do ta kishte qejf ta kishte nën pemën e Krishtlindjeve. Mirëpo papritur kjo “dhuratë” ngrihet dhe fillon të lëvizë. Nën këtë paketim duket të jetë fshehur roboti Spot, i cili lëviz në sinkron me muzikën shoqëruese.
Happy holidays and many thanks to everyone who helped drive Spot’s success this year! We’re excited to see where you can take our robots in 2022. pic.twitter.com/wnIZKAuhbF
— Boston Dynamics (@BostonDynamics) December 21, 2021
Dhe pse në fund kjo video përfundon me mesazhin “Gëzuar festat!”, roboti duket sikur është i gatshëm për të kapur në befasi një fëmijë i cili pret diçka tërësisht ndryshe si dhuratë.
Ndryshe nga videot e tjera ku Spot kërcen, kjo video ka më shumë tendenca drejt “aftësive ushtarake” të tij. Spot është përfshirë disa herë në testime të ndryshme ushtarake dhe ka punuar me NYPD deri sa kontrata u ndërpre.
Problemi i vetëm me këtë video qëndron në faktin se me paketimin e vendosur mbi Spot, sensorët e tij janë të bllokuar, dhe lëvizshmëria e robotit është e limituar. Do të duhej një person nga jashtë që ta komandojë atë siç duhet.