Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
    28 Dhjetor, 2025
    Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
    28 Dhjetor, 2025
    Në Kinë ju mund të merrni me qera një AgiBot për t’i shërbyer të ftuarve gjatë dasmës tuaj
    28 Dhjetor, 2025
    Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
    26 Dhjetor, 2025
    Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
    26 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
    Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
    26 Dhjetor, 2025
    Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
    24 Dhjetor, 2025
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Ndotja e ajrit po ndikon në fillimin e pubertetit tek femrat në një moshë më të hershme
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Science > Ndotja e ajrit po ndikon në fillimin e pubertetit tek femrat në një moshë më të hershme
Science

Ndotja e ajrit po ndikon në fillimin e pubertetit tek femrat në një moshë më të hershme

Last updated: 6 Qershor, 2024 10:45 am
Ndaj
4 Min lexim

Prej disa dekadash, shkencëtarët në mbarë botën janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar nga fakti se vajzat po arrijnë pubertetin në një moshë shumë më të re në krahasim me gjeneratat e mëparshme. Vajzat në shumë shtete të ndryshme të botës mësohet se kanë filluar menstruacionet deri në katër vjet më herët në krahasim me vajzat që jetonin një shekull më parë.

Në maj, të dhënat e reja treguan se ndërsa vajzat e lindura midis viteve 1950 dhe 1969 zakonisht fillonin menstruacionet në moshën 12.5 vjeçare, mesatarja u ul në moshën 11.9 vjeçare për brezin e lindur në fillim të viteve 2000. E njëjta prirje është vërejtur edhe në mbarë botën.

“Ne po shohim gjithashtu se këto mosha gjithmonë e më të reja në pubertet janë edhe më të theksuara në grupet me status më të ulët socio-ekonomik dhe grupet e pakicave etnike,” thotë Audrey Gaskins, një profesore e asociuar në Universitetin Emory në Atlanta, SHBA. “Kjo ka implikime të rëndësishme për shëndetin afatgjatë.”

Studiuesit si Gaskins janë kryesisht të shqetësuar se fillimi i pubertetit më herët mund të shkaktojë një kaskadë ngjarjesh që kanë pasoja të shumta më vonë në moshën madhore. Të dhënat e reja sugjerojnë se jo vetëm që mund të shkurtojë dritaren e fertilitetit, veçanërisht nëse këto gra hyjnë më shpejt në menopauzë, por edhe të shkurtojë jetën e tyre. Puberteti i parakohshëm është shoqëruar në mënyrë të përsëritur me një rrezik më të lartë të sëmundjeve që variojnë nga kanceri i gjirit dhe ovarian, sindromat metabolike si obeziteti dhe diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Gaskins thotë se deri 10 deri në 20 vjet më parë, shkencëtarët supozonin se shkaku i vetëm i pubertetit të parakohshëm ishte obeziteti i fëmijërisë, me proteinat e prodhuara nga qelizat dhjamore të quajtura adipokine që luanin një rol në stimulimin e boshteve HPA dhe HPG. “Vetëm kohët e fundit njerëzit kanë thënë: “Oh, kjo nuk i shpjegon të gjitha, dhe duhet të ketë faktorë të tjerë të përfshirë,” thotë ajo.

Një numër studimesh në tre vitet e fundit kanë vënë në dukje një shkak tjetër, më befasues – ndotjen e ajrit. Pjesa më e madhe e këtij studimi është bërë nga shkencëtarët në Korenë e Jugut, me Seul, Busan dhe Incheon që renditen në mesin e 100 qyteteve më të ndotura në botë sipas indeksit IQAir.

Një përmbledhje e publikuar së fundmi nga Universiteti Ewha Womens në Seul identifikoi një marrëdhënie të përsëritur midis ekspozimit ndaj ndotësve të ndryshëm dhe fillimit të hershëm të pubertetit. Disa nga fajtorët kryesorë duket se janë gazrat toksikë si dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit, monoksidi i karbonit.

Në vitin 2022, një studim nga shkencëtarët në Poloni, një vend i njohur për cilësinë e dobët të ajrit për shkak të përhapjes së fabrikave me djegie qymyrguri, ekzaminoi të dhënat nga 1257 gra dhe gjeti një lidhje midis ekspozimit më të madh ndaj gazeve të azotit dhe menstruacioneve që ndodhin para moshës 11 vjeçare. Studimet duke përdorur përzierjet e grimcave të gjetura në mostrat e ajrit të brendshëm, kanë treguar se kimikatet e përfshira në këto grimca të imëta janë të afta të ndërveprojnë me receptorët për hormonet e ndryshme të përfshira në zhvillim – veçanërisht androgjenin dhe estrogjenin. Kjo potencialisht mund të shkaktojë një reaksion zinxhir që çon në fillimin e pubertetit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Oppo konfirmon se seria Reno 12 do të prezantohet në fund të këtij muaji, ndërkohë që Find X do të vijë në tregun global
Tjetra TikTok konfirmon praninë e një sulmi kibernetik kundrejt përdoruesve më të ndjekur në platformë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
Entertainment
28 Dhjetor, 2025
Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
Tech
28 Dhjetor, 2025
Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
Mobile
28 Dhjetor, 2025
Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
Tech
28 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Studimi 30-vjeçar tregon se pirja e kafesë ndihmon në mirëqenien shëndetësore në moshat e treta

16 Qershor, 2025
Science

Shkencëtarët krijojnë testikuj në laborator për të zgjidhur problemin e infertilitetit mashkullor

5 Mars, 2024
Entertainment

Studimi tregon se pagesat elektronike po bëjnë që ne të shpenzojmë më tepër

26 Qershor, 2024
Science

NASA hedh poshtë pretendimet se objekti hapësinor 31/Atlas është një anije kozmike e avancuar nga një civilizim alien

18 Shtator, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?