Shumica prej nesh e kanë nga një smartphone të vjetër brenda në sirtar që nuk përdoret prej disa kohësh. Këto relike tashmë mbledhin pluhur pasi ato nuk kryejnë asnjë shërbim. Mirëpo Samsung paska ndërmend një plan për to.
Në përpjekjet e saj për reduktimin e mbetjeve elektronike, Samsung ka ndërmarrë një iniciativë të re që ju lejon t’i riktheni në jetë smartphone-t tuaj Galaxy të vjetër, duke i kthyer ato në pajisje për smart home.
Programi Galaxy Upcycling at Home u lançua në janar të këtij viti dhe do të sjellë software updates për telefonat që do të kenë mundësinë të përdoren si pajisje IoT. Për momentin update-et janë publikuar për perdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Korenë e Jugut dhe SHBA, të cilat mundësojnë përdorimin e pajisjes si një monitor për fëmijët ose pet care solution.
Këto shërbime mund të aksesohen përmes SmartThings Labs. Pajisjet e “ricikluara” do të jenë në gjendje të dallojnë zërat me më shumë saktësi falë përmirësimit në AI solution.
Sensori i dritës në këto pajisje mund të shërbejë dhe si një mjet për matjen e ndriçimit në dhomë. Dritat në shtëpinë tuaj mund të ndizen automatikisht kur smartphone-i zbulon se ka filluar të errësohet.
Për momentin Galaxy Upcycling at Home do të jetë i pranishëm në të gjitha modelet S, Note dhe Galaxy Z të prodhuara nga viti 2019 që operojnë në Android 9 e sipër.