Po, po, e ardhmja janë smartphonët me palosje. Këtë e konfirmojnë analistët e DisplaySearch, të cilët parashikojnë se pas interesit të shfaqur në 2020, viti i ardhshëm do të shohë një sërë lançimesh e madje edhe emra të rinj që futen në ring.
Gjatë gjysmës së dytë të 2021 pritet që Oppo, vivo dhe Xiaomi të sjellin alternativat e tyre. Pritej që kompanitë kineze të dyndeshin në këtë drejtim, por surpriza e tufës është Google e cila sipas raportimeve do të sjellë një Pixel me ekran me palosje.
E të mos harrojmë që po në të njëjtin vit presim gjeneratën e tretë të Galaxy Z Fold dhe ZFlip nga Samsung. Duke ndjekur filozofinë e kompanisë, edhe për këto produkte do të ketë tre modele, ndër to një version Lite të përballueshëm nga masa më e gjerë.
Pra për botën e smartphonëve ky do jetë vit i mirë, tek e fundit një teknologji ekstravagante do të fillojë të bëhet e përballueshme.