Një skemë e re e pjesës së jashtme të pajisjes së re të palosshme nga vivo është bërë publike nga Digital Chat Station. Kjo pajisje mund të jetë e para nga vivo e cila do të përdorë një proçesor Snapdragon 8+ Gen 1, dhe pritet të arrijë në treg në fillim të vitit 2023.
X Flip do të përfshijë një ekran të jashtëm drejtkëndor të lokalizuar nën ishullin e kamerave. Një ilustrim që duket të jetë marrë nga renderat e X Flip tregon se ishulli i kamerave do të përbëhet nga 4 lente të ndryshme, djathtas do të gjenden 3 flash LED, si dhe logo e Zeiss. Për momentin i vetmi informacion që konsiderohet i sigurtë është se ishulli i kamerave do të jetë i rrumbullakët.
Një tjetër formacion i mundshëm mund të jetë dhe prania e 3 kamerave të ndryshme në ishull së bashku me dritat LED të flash, si dhe brandimi Zeiss në të djathtë. Bashkëpunimi me Zeiss në një smartphone të palosshëm mund të jetë një zgjedhje interesante për vivo, pasi zakonisht smartphone-t e palosshëm nuk kanë aftësitë më të mira në treg për të shkrepur fotografi, në krahasim me flagships të tjerë.