Nëse përdorni një iPhone bëni mirë të instaloni versionin më të ri të software-it.
Apple sapo ka prezantuar një përditësim urgjent të software-it të quajtur iOS 17.1.2, i cili përfshin “ndryshime të rëndësishme sigurie” dhe rekomandohet ‘për të gjithë përdoruesit’, sipas gjigantit të teknologjisë. “Instalimi i versionit më të ri të software-it është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë e produktit tuaj Apple,” tha Apple.
iOS 17.1.2 u publikua mbrëmë dhe është i disponueshëm tani për të gjitha pajisjet nga iPhone XS dhe më të reja, iPad Pro 12.9 inç i gjeneratës së dytë dhe pajisjet më të reja, iPad Pro 10.5 inç, iPad Pro 11 inç i gjeneratës 1 dhe pajisjet më të reja, iPad Air i gjeneratës 3 dhe pajisjet më të reja, iPad gjenerata e 6-të e pajisjet më të reja, dhe iPad mini e gjeneratës së 5-të e pajisjet më të reja.
Përditësimi adreson të metat në WebKit të Apple – motori i tij i përmbajtjeve në web për browser dhe aplikacionet e tjera. “Këto bugs mund të çojnë në rrjedhje të të dhënave dhe ekzekutim arbitrar të kodit dhe duket se janë të lidhura me sulme të targetuara që janë të zakonshme kundrejt përdoruesve me rrezik të lartë.”
Për të shkarkuar përditësimin në iPhone tuaj, thjesht shkoni te Settings të iPhone dhe lëvizni poshtë te General. Prekni “Software Update” dhe do të shihni opsionin për të instaluar iOS 17.1.2 tani. I gjithë proçesi do të zgjasë vetëm disa minuta.