Rriti fëmijët siç duhet! Rriti me Pokemon!
Është e vërtetë që ditët e sotme fëmijët kalojnë mjaft kohë me smartphona dhe YouTube, nuk diskutohet që abuzimi dëmton, por a nuk e mban mend veten tënde kur të sollën për herë të parë një kompiuter në shtëpi?
Nuk i shqiteshe GTA Vice City apo Counter Strike, e lëre më kur erdhi edhe interneti, ndaj si mund ta fajsosh një fëmijë sot.?
Rikthehemi tek abuzimi, është e vërtetë që mund të përdoret keq, por egzistojnë nisma të cilat përpiqen të ndërveprojnë me fëmijët dhe të shpëtojnë prindërit nga disa “taksirate” më pak.
Pokemon Smile është një lojë Augumented Reality e cila inkurajon fëmijët të lajnë dhëmbët më mirë. Fëmija duhet të shpëtojë Pokemonin nga bakteret dhe kavitetet thjesht duke larë dhëmbët.
Aplikacioni përdor filtrat AR dhe grafika shumë të lezetshme të cilat lejojnë fëmijën të veshë kapele Pokemon ndërsa kujdesen për dhëmbët.
Nëse ia del të largojë të gjitha bakteret në fund si shpërblim do ta kapë edhe Pokemonin e ditës.
Ekziston edhe mundësia që e mira të të kthehet kundër dhe fëmija të të kërkojë t’i lajë dhëmbët 10 here në ditë, por hey higjena nuk është kurrë e tepërt, sidomos në ditë si këto.
Loja është e disponueshme që tani për iPhone dhe Android.