Ish drejtuesi i departamentit të astronomisë në Harvard, Abraham Loeb, njihet në të gjithë botën për deklaratat e tij ku thotë se civilizimi alien nuk do t’i përgjigjet mesazheve tona për 3.000 vite dhe se Oumuamua mund të ketë qenë një anije kozmike ndëryjore.
Tashmë ai është rikthyer me një teori të re ku spekulon se universi ynë i çmuar dhe misterioz mund të jetë formuar në një laborator nga një civilizim me teknologji shumë të avancuar. “Përderisa universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me energji neto zero, një civilizim tepër i avancuar mund të ketë zhvilluar një teknologji që krijoi këtë univers të ri.” shkruan Loeb.
Ai shton gjithashtu se kjo teori do të mund të unifikonte të gjitha besimet tona fetare me besimet shkencore dhe do të na karakterizonte ne si një civilizim i shkallës C. Për sa kohë ne jemi të varur nga energjia e diellit, ne do të mbetemi në në shkallën C. Nëse ne arrijmë të bëhemi të pavarur nga energjia diellore, atëherë ne do të kalonim në civilizim të shkallës B, dhe nëse do të krijonim një univers tonin do të kalonim në civilizimin e shkallës A.
Pra, sipas kësaj teorie, universi ynë u krijua nga një civilizim i shkallës A. Ky arsyetim lë pa përgjigjje shumë pyetje si: “A është civilizimi që na krijoi duke interferuar në jetët tona?” ose “A është ky civilizim dashamirës, i keq apo indiferent?”