E krijuar nga industria e filmave në vitin 2004, një fushatë tepër dramatike që paralajmëronte njerëzit se shkarkimi i filmave të piratuar është një krim mbeti në mendjet e njerëzve, por jo për arsyet e duhura. Pas publikimit të saj shikuesit krijuan shumë video të tjera parodike dhe u tallën me këtë video.
Dhe, në bazë të një studimi të ri, këto lloj lajmërimesh të shërbimit publik në të vërtetë inkurajojnë më tepër njerëzit të piratojnë përmbajtje në internet. Autorët e studimit, nga ESSCA School of Management në Francë tregojnë se kur njerëzit informohen rreth përhapjes në shkallë të gjërë të piraterisë, inkurajohen dhe ato të piratojnë përmbajtje nga interneti.
Ato gjithashtu ulën impaktin e mesazhit duke e krahasuar piraterinë me krime të tjera më serioze, si vjedhja e çantave apo makinave.
Reklama “You wouldn’t steel a car” u prodhua nga Federation Against Copyright Theft për të dekurajuar piraterinë. Mirëpo deri në vitin 2009 u krijuan mbi 100 parodi të kësaj video.
Shkencëtarët studiuan se çfarë ndodh në këto raste, dhe arritën në përfundimin se producentët përpiqen të tejmbushin videot e tyre me pasoja tepër negative rreth piraterisë, dhe e krahasojnë këtë aksion me krime më serioze si vjedhja e makinave apo shtëpive.
Duke tejmbushur reklamat me këto argumente të ndryshme kaq të rënda, ato në fakt i ulin vlerën mesazhit që duan të përcjellin.