Amazon është shumë i njohur për përdorimin e teknologjisë që sigururon efiçiencën maksimale të punonjësve. Por pas instalimit të kamerave survejuese në furgonët e transportit kompania po i kërkon punonjësve të pranojnë survejimin ose të largohen nga puna e tyre.
Shoferët në Amazon duhet të pranojnë “miratimin biometrik” në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë në këtë kompani. Informacioni i grumbulluar varet nga pajisjet survejuese të instaluara në çdo fugon, por politikat e privatësisë përfshijnë një sasi të madhe të dhënash.
Të dhënat që do të grumbullohen nga Amazon do të jenë fotografia për verifikimin e identitetit, vendndodhja reale e automjetit (bashkë me kilometrat e përshkuara, shpejtësinë, frenimin, kthimet, distance nga makinat e tjera) dhe shkelje të ligjit (si përshembull mosvënia e rripit të sigurimit ose mosndalimi në shenjat e ndalimit). Kamera në furgon do të regjistrojë shoferin gjatë gjithë kohës dhe do të jetë në gjendje të identifikojë sjellje të rrezikshme, si përshembull hapja e gojës ose shikimi i telefonit. Më pas sistemi do të lajmërojë shoferin të pushojë për disa minuta ose të mbajë sytë përgjatë rrugës.
Zëdhënësja e Amazon, Deborah Bass, tha se kamerat gjenden aty “për të ndihmuar drejtuesit e makinave dhe për të bërë më të sigurt komunitetin ku jetojmë”.