Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Startup-i holandez krijon një mitër artificiale për të ndihmuar fëmijët e lindur para kohe
    7 Nëntor, 2025
    Toyota prezanton një karrige robotike e cila lëviz dhe paloset vetë
    6 Nëntor, 2025
    Apple po punon për të sjellë në treg një MacBook të fuqizuar nga procesorët e iPhone
    6 Nëntor, 2025
    Lenovo prezanton syzet inteligjente më të lehta në treg, peshojnë vetëm 38 gram
    4 Nëntor, 2025
    Tesla firmos marrëveshjen $2.1 miliardë me Samsung SDI duke siguruar bateri për 3 vitet e ardhshme
    4 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Gjenerata e ardhshme e iPhone Air pritet të vijë me 2 kamera të pasme
    7 Nëntor, 2025
    Huawei futet në tregun e smartphone-ve super të hollë me Mate 70 Air
    7 Nëntor, 2025
    Versioni i ri i Siri do të fuqizohet nga Gemini i Google
    4 Nëntor, 2025
    Apple Pay vjen në Shqipëri
    29 Tetor, 2025
    Nëse dëshironi të ulni kohën e shpenzuar para telefonit, përdorni këtë kasë mbrojtëse
    28 Tetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Spotify do të shfaqë statistikat e dëgjimit çdo 24 orë si dhe një “Wrapped” javor
    7 Nëntor, 2025
    Meta prezanton aplikacionin e ri WhatsApp për Apple Watch
    6 Nëntor, 2025
    Google Maps do t’ju lajmërojë nëse jeni në korsinë e gabuar të rrugës
    6 Nëntor, 2025
    Baboon Delivery prezanton “Live Tracking”, revolucioni i ri në ndjekjen e porosive në kohë reale
    5 Nëntor, 2025
    Nuk keni mundësi të udhëtoni? Përdorni këtë aplikacion për të përgatitur fotografi me AI nga “pushimet imagjinare”
    28 Tetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studiuesit pretendojnë se kanë mundësuar komunikimin midis 2 personave të cilët po shikonin ëndrra
    19 Tetor, 2025
    Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit
    13 Tetor, 2025
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Publikimi i GTA 6 shtyhet deri në nëntor 2026
    7 Nëntor, 2025
    Sony prezanton një version të ri të PS5 Pro lehtësisht të përmirësuar
    22 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ekspertët zbulojnë temperaturën ideale për ngrohjen e makinës në dimër
    4 Nëntor, 2025
    Kia Sportage 2026 me stilin futurist dhe inteligjencë artificiale, mbërrin në Shqipëri
    28 Tetor, 2025
    Mercedes-Benz prezanton makinën me një bojë super të hollë fotovoltaike
    23 Tetor, 2025
    Rripi i sigurimit multi adaptiv i Volvo vlerësohet si një nga Shpikjet më të Mira të 2025 nga TIME
    21 Tetor, 2025
    Inxhinieri organizon “DDoS-in e parë në botë ndaj makinave autonome”, mbledh 50 makina në një rrugë pa krye
    16 Tetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Harta interaktive ju lejon të eksploroni rrjetin e gjerë rrugor të Perandorisë Romake në Evropë
    7 Nëntor, 2025
    Më shumë se gjysma e shtresave të akullit në Antarktikë mund të shkrijnë deri në vitin 2300
    6 Nëntor, 2025
    NVIDIA nis testimin e GPU të fuqishme në hapësirë duke u përgatitur për të ardhmen e AI
    25 Tetor, 2025
    Netflix, Amazon dhe Apple interesohen për të blerë Warner Bros. Discovery
    24 Tetor, 2025
    Ish-punonjësi i Apple, Sam Sung, ndryshoi emrin e tij për të shmangur vëmendjen e padëshiruar
    24 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Pallati i Sportit “Asllan Rusi” merr formën e një topi basketbolli 
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Pallati i Sportit “Asllan Rusi” merr formën e një topi basketbolli 
Entertainment

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” merr formën e një topi basketbolli 

Last updated: 18 Tetor, 2025 9:43 pm
Ndaj
5 Min lexim

Në Tiranë u mbyll këtë javë një konkurs ndërkombëtar për rikualifikimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Sipas njoftimeve zyrtare, fitues u shpall studioja MVRDV nga Holanda, me propozimin “Grand Ballroom”, një arenë e re që e rimendon godinën si nyje të përditshme sporti, kulture dhe jete publike. Prezantimet e ekipeve finaliste u zhvilluan më 16 tetor 2025 në kryeqytet dhe projekti i MVRDV u vlerësua për idenë e qartë dhe lidhjen me qytetin.  

Contents
Koncepti “Dritaret urbane” Brendësia: “honeycomb” Levizshmëria Jeta e përditshme Sharmi i arenës Numrat që duhen ditur Çfarë gjen brenda MVRDV në Tiranë 


“Asllan Rusi” vetë është një sallë ikonike e Tiranës, e hapur në vitet 60`(ish “Pallati i Sportit Partizani”), projekt i arkitektit Koço Miho. Që prej vitit 1996 mban emrin e volejbollistit të shquar Asllan Rusi (1944–1983).  

Koncepti 

Ideja fituese e sheh arenën si një kupolë të rrumbullakët, të lexueshme si “top basketbolli”. Forma e thjeshtë bën që objekti të dallohet menjëherë, ndërsa sheshi me shkallë përpara e kthen hyrjen në një moment publik: vjen, pret, ulesh, feston. Brenda, udhëtimi i vizitorit është linear: nga sheshi në holl, nga holli te tribunat, e më pas në fushë.  

“Dritaret urbane” 

Fasada hapet me “Urban Windows”, prerje të mëdha që lejojnë pamje brenda–jashtë dhe sjellin dritë natyrale. Me këtë gjuhë, arena nuk sillet si volum i mbyllur por komunikon me rrugën dhe tregon ritmin e brendshëm edhe kur s’ka event.  

Brendësia: “honeycomb” 

Organizimi i brendshëm bazohet në një modulim qelizor (“honeycomb”) që vendos në mënyrë të kuptueshme tribunat, hapësirat e ekipeve, zonat e shërbimit dhe hapësirat publike. Kjo logjikë mban qartësi dhe fleksibilitet për evente të ndryshme.  

Levizshmëria 

Lëvizja e publikut ndahet qartë nga ato të ekipeve, medias dhe hotelit; parkimi pozicionohet nëntokë dhe shpërndan trafikun e ditës së eventit pa ngarkuar hapësirat publike. Kjo skemë synon ditë ndeshjeje të kontrolluara dhe ditë të zakonshme komode.  

Jeta e përditshme 

Objekti nuk “fiket” kur s’ka ndeshje. Rreth bazës shtrihen retail dhe food hall, ndërsa sky bar-i dhe hoteli e mbajnë ndërtesën aktive gjatë gjithë ditës. Plaza përpara shërben si fan zone e hapur, vend takimi e pritjeje, apo skenë për aktivitete të vogla komunitare.  

Sharmi i arenës 

Funksioni kthehet në përvojë: disa dhoma hoteli kanë pamje nga fusha, oborri i banesave sjell qetësi brenda një objekti energjik, sky bar-i hap horizontin drejt skyline-it të Tiranës. Qëllimi është një arenë e lehtë për t’u arritur, për t’u kuptuar dhe për t’u dashur.  

Numrat që duhen ditur 

  • Kapaciteti i arenës: rreth 6,000 ulëse (përfshirë tribuna të përkohshme).  
  • Sipërfaqe mbi tokë (përafërsisht): Arena ~13,500 m², Retail ~8,400 m², Hotel ~9,200 m² (rreth 88 dhoma), Banim ~28,650 m².  
  • Nëntoka: rreth 30,450 m² për parkim dhe shërbime teknike.  
  • Elementë të tjerë: Urban Windows ~1,007 m², Courtyard ~2,950 m², Roof ~1,379 m²; GFA mbi tokë ~59,750 m².  

Çfarë gjen brenda 

  • Arenë multifunksionale për basketboll, volejboll, koncerte, e-sports, panaire dhe ngjarje korporate dhe pamje të qarta nga çdo kënd.  
  • Hotel & mikpritje: shërbime hotelerie dhe disa dhoma me pamje në fushë.  
  • Banim: apartamente me oborr të brendshëm dhe qarkullime të dedikuara.  
  • Retail & food hall: dalje si drejt bulevardit, ashtu edhe te plaza e eventeve.  

MVRDV në Tiranë 

MVRDV, një nga studiot më të mëdha dhe më të suksesshme në botë, po i jep formë edhe Tiranës, nga ndërhyrjet publike te volumet e reja duke e shtyrë qytetin drejt dimensioneve moderne. Para “Grand Ballroom”, MVRDV ka punuar në disa pika të rëndësishme të kryeqytetit, duke kombinuar hapësira publike dhe programe të përziera: Piramida e Tiranës (rikualifikim me funksione publike/edukative), Tirana Boulevard (ndërtesë miks me një “urban room” të brendshëm), Downtown One (kullë miks me fasadë “piksel”) dhe Skanderbeg Building. Këto prirje ndihmojnë të lexohet ambicia e arenës së re: karakter i fortë, por jetë e përditshme. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Një nga fondet më të rëndësishme botërore në fushën e cybersecurity dhe AI vjen në Shqipëri, me fokus mbi potencialin inovativ të rajonit 
Tjetra Studiuesit pretendojnë se kanë mundësuar komunikimin midis 2 personave të cilët po shikonin ëndrra

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

Spotify do të shfaqë statistikat e dëgjimit çdo 24 orë si dhe një “Wrapped” javor
Apps
7 Nëntor, 2025
Startup-i holandez krijon një mitër artificiale për të ndihmuar fëmijët e lindur para kohe
Tech
7 Nëntor, 2025
Gjenerata e ardhshme e iPhone Air pritet të vijë me 2 kamera të pasme
Mobile
7 Nëntor, 2025
Huawei futet në tregun e smartphone-ve super të hollë me Mate 70 Air
Mobile
7 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Apple kërcënon të padisë riparuesin e smartphone-ve nga Kolumbia

6 Tetor, 2023
Entertainment

Pas 4 vitesh studim u arrit në përfundimin se punimi nga shtëpia na bën më të lumtur

20 Maj, 2025
Entertainment

Fotografitë e majmunëve të testuar nga Neuralink nuk do të bëhen publike, pavarësisht akuzave nga aktivistët

30 Shtator, 2022
Entertainment

Themeluesi i LinkedIn parashikon se orari i punës 9-5 nuk do të jetë më i pranishëm pas vitit 2034

17 Gusht, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?