Pas publikimit të fotografisë mjaft të bujshme midis Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s për Louis Vuitton janë publikuar gjithashtu dhe disa përmbajtje prapa skenave të realizimit të kësaj fotografie.
Dy ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit “thyen” rrjetet sociale përmes postimit të një fotografie ku shikohen duke u përballur me njëri-tjetrin në një lojë shahu, dhe në përshkrimin e fotografisë lexohej: “Fitorja është një gjendje shpirtërore”.
Me miliona fansa pëlqyen dhe shpërndanë këtë fotografi, e cila është një ndër të paktat ku dyshja ikonike janë fotografuar së bashku. Me krijimin në këtë moment, fiks para fillimit të Kupës së Botës, simbolizohet lufta midis Messi-t dhe Ronaldo-s për t’u kurorëzuar si “futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”.
Fakti që ato po luajnë një lojë shah mbi çantën Louis Vuitton ku do të ruhet Kupa e Botës duket të përforcojë këtë teori akoma më tepër. Madje dhe mendimi se ekziston me të vërtetë mundësia që dy ekipet të përballen në finale e rrisin akoma dhe më tepër urinë e fansave.
behind the scenes footage of the Louis Vuitton photoshoot pic.twitter.com/95X2mzdRCh
— stokeyyg2 is (@Mith23_) November 20, 2022
Në Twitter është publikuar një video e re e cila tregon prapaskenat e shkrepjes së kësaj fotografie. Dy yjet e futbollit diskutojnë për dashurinë e tyre ndaj Kupës së Botës, fitoreve më të rëndësishme dhe sigurisht koleksionit më të ri të Louis Vuitton.
Gjatë videos Messi tregon: “Kjo do të jetë hera e 5-të që luaj në Kupën e Botës. Fitorja më e rëndësishme ishte vlerësimi nga argjentinasit. Ishte një fitore e madhe për mua.”