Një gjyqtar federal ka bllokuar US Department of Defense nga vendosja e kufizimeve kundrejt prodhuesit kinez të smartphoneve Xiaomi që do të fillonin nga java e ardhshme.
Para largimit të Trump nga zyra e presidentit të SHBA, DoD paraqiti Xiaomi-n si një “kompani ushtarake komuniste kineze”, duke e bërë atë subjekt të urdhrit ekzekutiv për ndalimin e investimit në këto kompani nga ana e SHBA. Mirëpo ditën e premte, gjyqtari Rudolf Contreras lëshoi një urdhër paraprak për parandalimin e një dëmi të pariparueshëm kundrejt Xiaomi, që sipas tij ishte arbitrar dhe tekanjoz.
Xiaomi u shpreh në regjistrimet gjyqësore se dëmet që do të shkaktoheshin do të ishin të pakthyeshme dhe ekstreme për reputacionin e kësaj kompanie, dhe se ka operuar gjithmonë sipas ligjit. Një zëdhënës i kompanisë tha se Xiaomi nuk është në pronësi dhe as nuk kontrollohet nga ushtria kineze, dhe për këtë arsye nuk mund të përmendet si një “kompani ushtarake komuniste kineze”.
Kompania Xiaomi tha në një njoftim se ata do të vazhdojnë të kërkojnë që ky emërtim nga CCMC të fshihet një herë e përgjithmonë.