Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Festivali i Librit – Bukinist 2021, festë për autorin dhe përkthyesin
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Festivali i Librit – Bukinist 2021, festë për autorin dhe përkthyesin
Entertainment

Festivali i Librit – Bukinist 2021, festë për autorin dhe përkthyesin

Last updated: 31 Mars, 2021 4:56 pm
Ndaj
5 Min lexim

Pas përfundimit të Panairit Online të Librit në muajin nëntor 2020, i realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Bukinist lançon një tjetër aktivitet të rëndësishëm për librin, – “Festivali i Librit – Bukinist 2021”, i cili do të zhvillohet përgjatë gjithë muajit prill. Ky muaj përkon me dy data të rëndësishme: Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, më 2 prill; dhe Ditën Botërore të Librit, më 23 prill. Këto dy data shënojnë edhe kujtesën për tre autorë të shquar të letërsisë botërore: Hans Kristian Andersen, Uilliam Shekspirin dhe Servantesin.

Për të gjitha këto arsye, platforma Bukinist.al, me mbështetje nga One Telecommunications, ka vendosur që të organizojë një panair online për autorin dhe përkthyesin, të cilët meritojnë më tepër mirënjohje nga të gjithë; që nga lexuesit, librarët, botuesit, bota e biznesit dhe institucionet që bëjnë politika kulturore.

Janë rreth 90 autorë dhe përkthyes të cilët përgjatë një muaji do të vijnë virtualisht para lexuesit, me librat dhe përkthimet e tyre. Ata do të komunikojnë dhe do të ndërveprojnë me lexuesin përmes platformave virtuale dhe do të sjellin veprat e tyre më të fundit. Janë shkrimtarë të njohur shqiptarë që jetojnë këtu, në Kosovë apo diasporë, autorë të rinj, të cilët sapo kanë sjellë veprat e para tek lexuesi dhe që kanë nevojë për mbështetje. Gjatë zhvillimit të bisedave, të cilat do të përcillen edhe në rrjetet sociale të Bukinist në Facebook, Instagram dhe Youtube, janë të mirëpritura ndërhyrjet dhe komentet e ndjekësve tanë apo partnerëve të festivalit. Veprat e autorëve në fokus do të jenë në oferta ditore përgjatë gjithë muajit prill. Prandaj, mos e humbisni rastin të merrni librat e autorëve tuaj të preferuar me ulje çmimi gjatë kësaj periudhe.   

FBPOST_BOOK-FEST_2021_1.jpg

Në këtë panair online nuk do të mungojnë as ofertat për lexuesit e grup-moshave të ndryshme për kategoritë në fokus gjatë muajit prill: Librat më të shitur, librat e rinj, përrallat, enciklopeditë dhe ofertat ekskluzive që do të shkojnë nga 20-60% ulje.

E veçanta e këtij festivali do të jenë edhe çmimet për librat më të mirë të botuara gjatë vitit 2020. Tek blogu Leximtari.al ka nisur votimi online që prej 16 shkurtit të këtij viti për librat e përzgjedhur në gjashtë kategori: Libri për fëmijë, poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri non-fiction dhe libri i motivimit dhe zhvillimit personal. Për secilën prej kategorive janë përzgjedhur nga 7 libra.

Më datën 2 prill, pikërisht në hapje të Festivalit të Librit Bukinist 2021, do të shpallin fituesin për librin më të mirë për fëmijë, botuar gjatë vitit të kaluar. Për pesë kategoritë e tjera, fituesit do të bëhen të ditur më datën 23 prill 2021. Të gjithë lexuesit që marrin pjesë në votim për “Libri më i mirë për fëmijë”, përfitojnë kupona dhe surpriza të tjera.

Ky është viti i pestë radhazi që Bukinist dhe Leximtari zhvillojnë votimin online për librin më të mirë të botuar gjatë vitit paraardhës nga shtëpitë botuese shqiptare. Ky konkurs mbetet një formë aktive për të promovuar librin shqip, ku vlerat më të mira dalin nga shijet që kanë lexuesit të cilët marrin pjesë në votimet online tek Leximtari.

Panairi online do të ketë edhe shumë surpriza të tjera: Do të vazhdojë “Bukinist Book Club”, një hapësirë e ndërtuar për lexuesit dhe të pasionuarit pas librit. Tashmë, Bukinist ka komunitetin më të madh dhe më aktiv të lexuesve, prandaj do të vijojmë me mbështetjen e fortë për secilin prej tyre, me konkurset, mini-konkurset e përshtyjpeve dhe lojërat shpërblyese, etj.

One Telecommunications i bashkohet “Festivalit të Librit 2021” me dëshirën për të promovuar leximin dhe librin në Shqipëri. Edukimi vjen përmes leximit. Me këtë qëllim, One ka mbështetur vazhdimisht inisiativa që nxisin rritjen e kapaciteteve dhe kulturën.

“Festivali i Librit – Bukinist.al” e nis këtë rrugëtim me synimin ambicioz për tu bërë një prej festave më të bukura për krijuesit dhe përkthyesit tanë, të cilët e kanë pasuruar librin shqip me punën e tyre, – dhe përmes tij, edhe botën tonë mendore dhe shpirtërore.

*Shkruar nga Albert Gjoka, menaxher i platformës Bukinist.al

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Samsung po dhuron një Galaxy Watch Active2 per çdo flagship phone të blerë
Tjetra Huawei publikon performancën solide të biznesit për vitin 2020

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Shkencëtarët refuzojnë të zhvendosin Orën e Fundit të Botës më pranë se 90 sekonda para mesnatës

25 Janar, 2024
Entertainment

Rolls Royce do të prodhojë një aeroplan të aftë për t’i përballuar sulmeve bërthamore

25 Maj, 2024
Entertainment

Meta lë pas periudhën më të keqe në histori – përfitimet u trefishuan dhe u realizua shpërndarja e dividendëve për herë të parë

3 Shkurt, 2024
Entertainment

CEO i konferencës Web Summit jep dorëheqjen pas komenteve mbi situatën Izrael-Hamas

25 Tetor, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?