Elon Musk nuk është më personi më i pasur në botë pasi aksionet e Tesla Inc. pësuan një rënie prej 8.6% të hënën, duke humbur $15.2 miliardë dollarë nga pasuria e tij. Humbja më e madhe e kompanisë Tesla u “ushqye” nga komentet e Musk në fundjavë se çmimet e Bitcoin dhe rivalit të tij Ether “duken të larta”.
Ky mesazh në adresën e tij në Twitter erdhi dy javë pasi kjo kompani shtoi $1.5 miliardë në bilancin e gjendjes së Bitcoin. Kjo cryptocurrency pa një rritje prej më shumë se 400% nga viti i kaluar, por sot në një pikë ra poshtë vlerës $50,000.
Elon Musk nëpërmjet një tweet-i u shpreh se makina elektrike Model Y Standard Range SUV do të jetë e mundur të blihet dhe pas fshirjes nga dyqani online i Teslas.
Për sa i përket pasurisë, tani Musk është personi i 2-të më i pasur në botë me vlerw $183.6 miliardë pas rënies së aksioneve të kompanisë Tesla. Në vendin e parë rikthehet Jeff Bezos i cili më parë e mbajti këtë pozicion për tre vite.
Mirëpo dita e hënë goditi jo vetëm Elon Musk, por edhe persona të tjerë shumë të pasur. Zhong Shanshan, personi më i pasur në Azi, pa rënien e dytë më të madhe në listën Bloomberg Index, duke humbur $5.1 milardë pasi aksionet e kompanisë se tij u ulën me 4.5%.
Kompania Colin Huang e Pinduoduo Inc., Mukesh Ambani e Reliance Industries Ltd. dhe Pony Ma e Tencent Holdings Ltd.humbën më shumë se $2.5 miliardë secila.