E diela në SuperSport premton një superndeshje që pritet të blindojë ekranet e të gjithë tifozëve të futbollit të vërtetë. El Clasico, përballja legjendare mes Real Madridit dhe Barcelonës, sjell pasditen e 26 tetorit një spektakël të papërsëritshëm, live dhe ekskluzivisht në SuperSport, ku emocionet, strategjia dhe gola spektakolarë do të mbushin çdo ekran. Këtë herë, rivaliteti nuk kufizohet vetëm në fushë, por edhe në pankina, ku do të përplasen dy filozofi të ndryshme të futbollit.

El Clasico nuk është thjesht një ndeshje, por është një event që ndan Spanjën në dy ngjyra: e bardha madrilene dhe blaugrana katalanase. Me stadiumin “Santiago Bernabeu” që pritet të mbushet plot, atmosfera do të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që presin spektakël, gola dhe emocione deri në minutën e fundit. “Los Blancos” vijnë në këtë supersfidë si kryesues të LaLiga me dy pikë më shumë se “Blaugrana” e vendit të dytë dhe në total me dy fitore më shumë gjatë historisë së përballjeve zyrtare mes të dyja skuadrave: 105 me 103. Alonso vs Flick, Mbappe vs Yamal, në një duel për prestigj dhe krenari.

Spektakli i El Clasico nis të dielën, më 26 tetor, në orën 16:15, dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport 1, vetëm në DigitAlb. Dhe nëse ende nuk e ke paketën sportive tëDigitAlb, bëj upgrade në paketën Premium dhe përfito deri në 10,000 lekë ulje. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 31 Tetor, në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb, si edhe online në digitalb.al.