Situata pandemike e botës vazhdon ende të jetë serioze, çdo kontribut në luftën kundra tij vlen. E nëse pjesa më e madhe e jona nuk punon si vaksinist, gjithçka na kërkohet është higjena personale.
Vënia e maskës është një problem global, por së fundmi një debat i zjarrtë qarkullon në Amerikë. Një pjesë e shoqërisë e refuzon, pjesa tjetër e kërkon me ngulm. Përballjet shpesh kanë qenë edhe të dhunshme.
Pa mbajtur krahun e askujt shkojmë tek YouTuberi Allen Pan i cili do t’i japë fund marrëzisë anti maskë me një marrëzi më vete.
Ai ka krijuar maskë-hedhësin e parë në botë.
Allen, i famshëm për krijimin e mekanizmave të tilla, ka përdorur presionin e ajrit i cili shtyn katër pesha të lidhura me maskën. Peshat tërheqin maskën përpara e më pas lidhen pas qafës së viktimës duke na shpëtuar të gjithëve nga Covid-19 njëherë e mirë.
Për më tepër ndiqni videon.