Nga një kompani në prag falimenti në kompaninë më të shtrenjtë të automjeteve në botë Tesla ka pasur një goxha rrugëtim. Suksesi i saj bazohet në shumë faktorë, një ndër to është edhe automatizimi i suksesshëm i një industrie të re për botën si ajo e prodhimit të automjeteve elektrike. Duke celebruar edhe hapjen e fabrikës së parë Tesla në Evropë, kompania ka postuar një video artistike të prodhimit të baterive të veta.
Video tregon fazat e ndryshme të ndërtimit të pilave me jone litiumi, që nga materialet bruto deri tek paketimi. Në të duket përpikmëria dhe niveli i automatizimit të aplikuar. Postimi është përdorur për të ftuar këdo që dëshiron të punojë në sektor të aplikojë qoftë për Giga Texas, qoftë për Giga Berlin.
Tek përshkrimi i punës, ndër të tjera, thuhet: “Bashkohu me ne për të zgjidhur gjeneratën e re të inxhinierisë së pilave, prodhimin, materialet, pajisjet dhe sfidat që na presin – të gjitha të pëfshira në një skuadër vertikalish të integruar”.