Më në fund Porsche ka zbuluar versionin e ri wagon të Taycan EV, i cili për herë të parë u konceptua në 2018 dhe pritet të jetë gati këtë verë.
Taycan Cross Turizmo është një version i menduar për të qenë më i “dobishëm” se Taycan EV duke ofruar më shumë hapësirë brenda saj dhe disa opsione off-road.
Çmimi fillestar me të cilin do të dalë në shitje kjo makinë elektrike do të jetë 90,900$ plus tarifat e dorëzimit. Do të jenë 4 modele të ndryshme me rritje në çmim dhe performancë: Taycan 4 Cross Turismo, 4S Cross Turismo, Turbo Cross Turismo, dhe Turbo S Cross Turismo.
Ndryshe nga Taycan-i i mëparshëm, të katërt modelet e Cross Turismo do të vijnë me baterinë 93.4kWh. Modeli më i shtrenjtë, Turbo S Cross Turismo arrin deri në 750 kuajfuqi në launch control mode.
Blerësit mund të marrin dhe disa opsione shtesë në makinën e tyre për off-roading, që përfshijnë një lartësi më të madhe nga toka dhe vend të posaçëm për mbajtjen e biçikletave. Sigurisht, Porsche Taycan Cross Turizmo nuk mund të ofrojë të njejtat cilësi si një off-roader i vërtetë si Rivian ose Hummer, por do t’u japë ndjesinë përdoruesve që kjo makinë mund të përballojë dhe terrene të vështira.