Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik
    18 Dhjetor, 2025
    Disa njerëz po paguajnë për “të droguar” chatbot-ët e tyre
    18 Dhjetor, 2025
    Amazon do të investojë në OpenAI më tepër se $10 miliardë
    18 Dhjetor, 2025
    Hakerët vjedhin të dhënat e aktivitetit dhe kërkimit të përdoruesve të Pornhub
    17 Dhjetor, 2025
    Këto do të jenë 5 përmirësimet e reja që do të vijnë në AirTag 2
    17 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
    Krijohet anija më e madhe në botë tërësisht elektrike me bateri që peshon 275 ton
    18 Dhjetor, 2025
    Kanadaja dhe Shqipëria hapin qiejt: Një marrëveshje historike për transportin ajror
    18 Dhjetor, 2025
    Nga Champions League te Big Brother VIP, DigitAlb e kthen dhjetorin në superfestë
    16 Dhjetor, 2025
    Studiuesit tregojnë se nëse keni një problem që nuk po e zgjidhni dot, gjumi mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje
    16 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Makina e re tërësisht elektrike Volvo EX90: fillimi i një epoke të re për Volvo Cars
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Makina e re tërësisht elektrike Volvo EX90: fillimi i një epoke të re për Volvo Cars
Cars

Makina e re tërësisht elektrike Volvo EX90: fillimi i një epoke të re për Volvo Cars

Last updated: 9 Nëntor, 2022 6:48 pm
Ndaj
6 Min lexim

Një SUV tërësisht elektrik 7 vendësh që rrit akoma më tepër standardet e kompanisë në sigurinë dhe stilin më të qëndrueshëm: Volvo e re EX90 përfaqëson nisjen e një epoke të re për kompaninë e cila ka nisur rrugëtimin e saj vendimtar drejt së ardhmes elektrike.

Duke nisur me Volvo EX90, kompania do të prezantojë një makinë të re elektrike çdo vit. Duke filluar nga viti 2030, Volvo ka si qëllim të shesë vetëm makina elektrike, një ndër qëllimet më ambicioze të elektrifikimit në industrinë e automjeteve dhe thelbësor në ambicien e tyre për t’u shndërruar në një kompani neutrale ndaj klimës në 2040.

5.jpg

Volvo zbuluoi SUV-in më të ri elektrik në Stockholm gjatë ditës së sotme, duke reflektuar rrënjët suedeze të kompanisë. Në të njejtën kohë, duke reflektuar prezencën globale, Volvo do të nisë prodhimin e EX90 në SHBA duke filluar nga viti i ardhshëm dhe më vonë në Kinë. Deri atëherë, kompania ka si qëllim që dy fabrikat e prodhimit të jenë neutrale ndaj klimës.

Volvo e re EX90 vjen me një dizajn klasik skandinav dhe karakterizohet nga parimi i formës që ndjek funksionin. Kjo është një makinë e gjithanëshme, familjare dhe plot stil me përmasa moderne dhe kombinohet me teknologjinë më të avancuar të llogaritjes, ndërlidhjes dhe elektrifikimit për të optimizuar sigurinë, efiçiencën dhe estetikën.

5_copy.jpg

“Volvo EX90 është një deklaratë e asaj ku jemi dhe asaj ku ne po shkojmë,” tha CEO Jim Rowan. “Është një makinë tërësisht elektrike me një autonomi deri në 600 km në një karikim të vetëm, e dizenjuar për të rritur akoma dhe më tepër standardet e sigurisë, makina e parë Volvo e cila është e definuar nga software-i dhe është pjesë e një ekosistemi më të gjerë, duke u ndërlidhur me shtëpinë tuaj dhe pajisjet e tjera. Volvo EX90 është fillimi i diçkaje të re për Volvo Cars në shumë mënyra të ndryshme.”

5_copy_copy.jpg

Volvo EX90 ju mban të sigurt ju dhe personat tuaj më të dashur

Standardi i sigurisë në Volvo EX90 është më i lartë se në çdo makinë Volvo të prodhuar më parë. Është i dizenjuar për të kuptuar drejtuesin dhe objektet përreth makinës për të mbajtur të sigurt të gjithë personat brenda në makinë.

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sensorët më të mirë në industri së bashku me kamerat, radarët dhe LiDAR janë të lidhur me kompjuterat me performancë të lartë të makinës, ndërkohë që NVIDIA DRIVE drejton software-in e makinës për të krijuar një imazh 360 të saj.

5_copy_copy_copy.jpg

Sensorët nuk lodhen dhe nuk shpërqëndrohen asnjëherë. Ato janë të dizenjuar për t’u futur në punë dhe të reagojnë dhe kur ju jeni qoftë dhe një fraksion me vonesë. Dhe në rast se ju zë gjumi ndërkohë që drejtoni apo keni një situatë shëndetësore, Volvo EX90 është dizenjuar për të ndaluar në një vend të sigurtë dhe të kërkojë ndihmë.

Teknologji me një qëllim

5_copy_copy_copy_copy.jpg

Sistemi qëndror – i fuqizuar nga platformat AI të NVIDIA DRIVE Xavier dhe Orin, Snapdragon Cockpit Platform nga Qualcomm Technologies dhe software-i i krijuar nga inxhinierët e Volvo – kryen të gjitha veprimet brenda makinës, që nga ato të sigurisë e deri tek sistemi infotainment dhe menaxhimin e baterisë. Rezultati përfundimtar është eksperienca shumë e pëlqyeshme brenda makinës.

5_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Me pak fjalë, Volvo EX90 nuk do të jetë thjesht një makinë e re, por do të jetë një kompjuter shumë i avancuar në rrota. Njësoj si smartphone-t apo laptopët, Volvo EX90 është dizenjuar që të përmirësohet me kalimin e kohës, falë rifreskimeve over-the-air të software-it.

Mbështetja e një stili më të qëndrueshëm

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Me bazën e re tërësisht elektrike të zhvilluar nga Volvo, EX90 është një shoqërues perfekt për një stil familjar akoma më të qëndrueshëm. Makina mund të karikohet nga 10 në 80 përqind në më pak se 30 minuta, dhe në një karikim të plotë ajo mund të lëvizë në distanca deri në 600km sipas testimeve WLTP.

Versioni i pranishëm më parë AWD me 2 motorë elektrik të fuqizuar nga bateria 111kWh dhe dy motorë magnetikë elektrikë sjellin në versionin performance 380kW (517 kuajfuqi).

5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Volvo EX90 përmban përafërsisht 15% çelik të ricikluar, 25% alumin të ricikluar si dhe 48kg plastikë të ricikluar dhe materiale biologjike, të cilat korrespondojnë me 15% të plastikës totale të përdorur në makinë – niveli më i lartë i arritur në një makinë Volvo. Makina është e aftë gjithashtu të karikojë në dy drejtime, duke u përdorur si një burim ekstra energjie.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Bashkë-themeluesi i Oculus krijon një VR Headset që ju vret në të vërtetë nëse vdisni në lojë
Tjetra Ky startup arrin të krijojë baterinë me jetëgjatësi prej 10,000 ciklesh që karikohet në vetëm 3 minuta

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
Mobile
18 Dhjetor, 2025
Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik
Tech
18 Dhjetor, 2025
Disa njerëz po paguajnë për “të droguar” chatbot-ët e tyre
Tech
18 Dhjetor, 2025
Amazon do të investojë në OpenAI më tepër se $10 miliardë
Tech
18 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

Ford patenton makinën që mund të rikthehet në pikën e autorizuar të shitjes nëse pronari nuk paguan këstet në kohë

3 Mars, 2023
Cars

Mini Cooper Electric vjen me një pamje të re dhe autonomi deri në 400km

3 Shtator, 2023
Cars

Kia EV6 GT do të jetë pasardhësi i Kia Stinger si modeli më i mirë i kompanisë

25 Nëntor, 2022
Cars

Mercedez-Benz shfaq pamjet e para të makinës elektrike super efiçiente me autonomi mbi 1,000 kilometra

23 Korrik, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?