Forcat e policisë kombëtare italiane – të njohura për përdorimin e makinave Alfa Romeo dhe Lamborghini me performancë të lartë – saop kanë regjistruar një super SUV Lamborghini Urus Performante për transportin urgjent të organeve dhe plazmës me shpejtësi të lartë.
Ky është Lamborghini i pestë që i dhurohet forcës që nga viti 2004 – pas supermakinave të ndryshme Gallardo dhe Huracan – dhe do të përdoret së bashku me 2 Huracan LP610-4 në shërbim që nga viti 2017. Në vend që të përdoret për ndalime rrugore ose kapjen e kriminelëve, Urus do të përdoret për transportin e organeve dhe plazmës së nevojshme për transplante urgjente.
Për t’u përgatitur për detyrat e policisë, Urus ka një veshje policore të jashtme blu dhe të bardhë, një shirit me dritë në çati dhe modifikime të brendshme si frigorifer për ruajtjen e organeve, një hapësirë për mbajtje armësh si dhe një defibrilator.
Ky Urus Performante do të fuqizohet nga një motor twin turbo 4.0 litërsh V8, dhe Lamborghini tregon se makina mund të arrijë shpejtësinë 100km/h nga qetësia në vetëm 3.3 sekonda, ndërkohë që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 306km/h.
“Këto makina kanë pajisje specifike për transportin e organeve, kështu që ato përdoren për të ashtuquajturat “transporte të shpëtimit”, të cilat janë transporte që do të ishin veçanërisht komplekse për shkak të vendndodhjes së spitaleve,” tha oficerja e policisë së shtetit Maria Francesca Bruschi në një deklaratë për media.