Paniku i WhatsApp vazhdon ende të jetë aktiv, e në këtë situatë turma migrimesh po shohim në Signal dhe Telegram. E për t’ia bërë shërbimin deri në fund klientëve më të dy kompanitë e reja nuk po rrinë duarkryq.
Sipas një raportimi nga WABetaInfo, Telegram në iOS ka krijuar një strument që mundëson importin e bisedave nga programet e tjera të mesazhimit në aplikacionin e tyre. Për fat të keq Android do të duhet të presë ende.
Importi përfshin tekste dhe materiale media të ruajtura. Me t’i përzgjedhur ato mund t’i fusësh tek bisedat që dëshiron sigurisht pasi edhe bashkëbiseduesi të ketë shkarkuar gjithashtu Telegram.
Rikujtojmë se WhatsApp ka reaguar ndaj këtij rreziku përballë të cilit është vënë duke e shtyrë datën e hyrjes në fuqi të politikave të reja por mesa duket është vonë dëmi është bërë.