Snapchat po shton vazhdimisht shërbime të reja ekskluzive për personat e abonuar në Snapchat Plus, ku përfshihen zhurmat e personalizuara të njoftimeve, kufijtë e kameras me ngjyra të ndryshme, dhe aftësia për të personalizuar kohëzgjatjen e një story. Çmimet për t’u abonuar në Snapchat Plus nisin nga $3,99 në muaj.
Shërbimi i ri Custom Story Expiration ju lejon të vendosni një “afat skadimi” sipas dëshirës për stories që publikoni. Tashmë ju do të mund të shfaqni stories të ndryshme deri në 1 javë para se ato të zhduken. Në këtë mënyrë, në rast se ju keni një moment që dëshironi të zgjasë më tepër, si përshembull një festë ditëlindje apo festa e martesës tuaj, do të bëni që ky moment të zgjasë deri në një javë.
Zhurmat e reja të njoftimeve lejojnë përdoruesit e Snapchat të vendosin melodi të ndryshme për secilin mik, në mënyrë që të kuptojnë që pa hapur ekranin e telefonit se kush po ishkruan. Nga ana tjetër ngjyrimi i kufijve të kameras ju lejon të ndryshoni ngjyrën e këtyre kufijve përreth kameras tuaj në Snapchat, dhe mund të zgjidhni nga 8 ngjyra të ndryshme. Të pranishme gjithashtu do të jenë dhe 3 sfonde Halloween Bitmoji për të dekoruar profilet tuaja.