Përveç Stories të përkohshme, tashmë në WhatsApp edhe diçka tjetër do jetë e përkohshme.
Whatsapp ka arritur tashmë një shkallë përdorimi prej më shumë se 2 miliard, fuqi me të cilën vjen edhe përgjegjshmëria. E kemi fjalën pikërisht tek niveli i sigurisë që applikacioni ofron. Prej kohësh tashmë kemi parë të implementuar “end-to-end encryption” nivel sigurie i cili të garanton se biseda është private dhe lexohet vetëm nga marrësi dhe dhënësi.
Tashmë do të shtohen edhe mesazhet e përkohëshme. Dërguesi do të caktojë se sa kohë do të qëndojë visibël mesazhi, nga 1 orë, 1 ditë, 1 javë, 1 muaj apo 1 vit, shoqëruar nga një ikonë e vogël ore e cila tregon statusin e mesazhit dhe kur do të zhduket.
Ky opsion është i disati në radhë, pasi mendohet që kompania do të shtojë edhe gjëra të tjera si “screenshot report” apo ndalimin e kopjimit të tekstit.
Për momentin nuk ka akoma datë zyrtare për lançimin e tij, ndaj për momentin ti gëzohemi “Dark Mode”, të cilin mund ta akivizosh duke klikuar këtu.