Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Një kompani jo-fitimprurëse po paguan hakerët për të zhbllokuar pajisjet e braktisura nga kompanitë prodhuese
    15 Dhjetor, 2025
    AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
    13 Dhjetor, 2025
    Droni i ri i DJI mund të transportojë pesha deri në 100 kg si dhe të ngjisë male 6,000 të lartë
    13 Dhjetor, 2025
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    2,000 dronë shndërrojnë Dubai Frame në një lojë gjigande për Red Bull Tetris World Final
    14 Dhjetor, 2025
    Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
    13 Dhjetor, 2025
    Disney do të lejojë përdorimin e karaktereve të saj nga Sora pas investimit prej $1 miliard në OpenAI
    13 Dhjetor, 2025
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Një skemë e re mashtrimi ka nisur të përhapet në Gmail
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Apps > Një skemë e re mashtrimi ka nisur të përhapet në Gmail
Apps

Një skemë e re mashtrimi ka nisur të përhapet në Gmail

Last updated: 14 Tetor, 2024 12:25 pm
Ndaj
4 Min lexim

Gjatë kohëve të fundit ka nisur të përhapet një skemë e re mashtrimi në Gmail, e cila synon të vjedhë kredencialet e llogarisë suaj. Madje dhe vetë konsulenti i Microsoft Solutions, Sam Mitrovic, mund të kishte qenë viktimë, siç shpjegoi në një postim në blog duke detajuar atë që i ndodhi atij.

Ai mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail që ai nuk e kishte kërkuar. 40 minuta pasi refuzoi kërkesën, Sam mori një telefonatë nga “Google Sydney” të cilës nuk iu përgjigj. Ky mashtrim i sofistikuar mund të rezultojë lehtësisht në humbjen e aksesit në llogarinë tuaj Gmail dhe përfundimisht shumë më tepër.

Një javë më vonë, afërsisht në të njëjtën orë të ditës, Mitrovic edhe një herë mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail, të cilën ai përsëri refuzoi ta aprovonte. Dhe edhe një herë, pas 40 minutash ai mori një telefonatë. Këtë herë, ai u përgjigj dhe e gjeti veten duke folur me një amerikan (në të vërtetë zëri vinte nga inteligjenca artificiale), edhe pse telefonata e kishte origjinën nga Australia.

This Gmail did not come from Google which the victim realized just in time. | Image credit-Sam Mitrovic - Watch out for this Gmail scam that could easily fool you

Burri në anën tjetër të telefonatës thotë se ka një aktivitet të dyshimtë në llogarinë e tij. Ai e pyet Sam nëse është duke udhëtuar apo nëse ka aksesuar llogarinë nga Gjermania, për të frikësuar Sam. Megjithatë, duke e ditur se mashtruesit mund të bëjnë që një telefonatë të duket sikur vjen nga një numër i caktuar, ai ka një kërkesë për djalin në telefon. Mitrovic kërkoi që t’i dërgohej një email për të vërtetuar vlefshmërinë e thirrjes. Ndërsa zotëria pranon, Sam mund të dëgjojë në telefonin e tij zërin e dikujt që shkruan në tastierë dhe ambientin e përgjithshëm të një call centre.

Kur email-i mbërrin duket shumë i rregullt, përveç një prej adresave në fushën “to”, GoogleMail at InternalCaseTracking pikë com, i cili është një domen jo i Google. Dhe Mitrovic kuptoi se zëri në anën tjetër të telefonatës ishte gjeneruar nga AI. Duke mos dashur të jetë viktimë, Mitrovic e mbylli telefonin. Ai më vonë zbuloi se adresa e emailit të dërguesit ishte e falsifikuar.

Mashtruesit ishin në gjendje ta bënin këtë duke përdorur Salesforce CRM. Kjo e fundit lejon një përdorues të vendosë adresën e dërguesit në çdo adresë që përdoruesi dëshiron dhe ta dërgojë atë nëpërmjet serverëve të Gmail/Google.

Çfarë mund të kishte ndodhur nëse viktima do të kishte autorizuar njoftimin fals për rikuperimin e llogarisë Gmail?

Ajo që mund të kishte ndodhur nëse Mitrovic do të kishte miratuar njoftimin për rikuperimin e llogarisë është e frikshme të mendosh. Po të kishte ndodhur kjo, ai do të kishte humbur kontrollin e llogarisë së tij nga mashtruesit.

Prandaj mos pranoni të miratoni asnjë përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail, nëse nuk është kërkuar nga ju.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Prezantimi i produkteve të reja nga Apple mund të mos ndodhë më çdo vit
Tjetra Këto janë pamjet brenda Haven-1, stacionit të parë hapësinor komercial që duket si një hotel luksoz

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Një kompani jo-fitimprurëse po paguan hakerët për të zhbllokuar pajisjet e braktisura nga kompanitë prodhuese
Tech
15 Dhjetor, 2025
Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
Science
15 Dhjetor, 2025
Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
Mobile
15 Dhjetor, 2025
2,000 dronë shndërrojnë Dubai Frame në një lojë gjigande për Red Bull Tetris World Final
Entertainment
14 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Apps

WhatsApp po zhvillon një shërbim të ri AI për gjenerimin e avatars të personalizuar

5 Korrik, 2024
Apps

Netflix i bën të ditur punonjësve se reklamat në platformë mund të vijnë në fund të këtij viti

12 Maj, 2022
Entertainment

Rusia gjobit Google me $2,500,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000

1 Nëntor, 2024
Apps

Utah pretendon në padinë e re se shërbimi TikTok Live vendos fëmijët në rrezik të shfrytëzimit seksual

5 Qershor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?