Emrat që ne mbajmë mund të jenë me një kuptim më të thellë ose thjesht një emër, por për fat të keq disa prej tyre mund të kenë pasoja të paqëllimshme. Kështu ndodhi në rastin e një përdoruesje të iCloud, Rachel True, e cila për më shumë se 6 muaj nuk mund të futej në adresën e saj për shkak të mbiemrit.
Nuk ka absolutisht asgjë të gabuar me mbiemrin e saj, por personat që janë familjarë me programimin mund ta kuptojnë arsyen.
Kjo ndodh pasi në programim, termat “true” dhe “false” përdoren si verifikime, dhe me sa duket sistemi backend i iCloud e interpretoi mbiemrin True si verifikim, në vend që të lexonte thjesht si mbiemër.
Sipas True, Apple e verifikoi problemin vetëm pasi tweet-i i saj u bë viral. Ajo tregon se 6 muaj për zgjidhjen e një problem është një kohë shumë e gjatë, madje ajo ka paguar abonimin dhe pse nuk mund të futej në adresën e saj.