Sipas një studimi të kryer nga Gallaudet University është zbuluar se mbi 600,000 persona përdorin American Sign Language (ASL) si formën e tyre parësore të komunikimit. Për të promovuar sa më tepër alfabetin e gjuhës së shenjave, Snapchat ka lançuar një filtër të ri.
I krijuar nga një ekip personash në Snapchat me probleme dëgjimi të cilët e quajnë veten e tyre “Deafengers”, filtri ASL Alphabet mëson përdoruesit se si të tregojnë emrin e tyre dhe i sfidon ato me disa lojra për të testuar rrjedhshmërinë e tyre në këtë gjuhë.
“Në të vërtetë, ky filtër ka shumë potencial. Qielli është limiti.” tha anëtari i Deafenger Austin Vaday për NBC News.
Ky filtër u lançua ditën e martë në partneritet me SignAll, një startup që përdor AI për të përkthyer gjuhën e shenjave në kohë reale. “Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të shtuar mënyrat se si Snapchatters shprehin veten e tyre dhe ldihen me njëri-tjetrin përmes kameras tonë.” tha Snapchat në një deklaratë për shtyp.
“Në një botë ku pabarazia gjuhësore është e pranishme, ne besojmë se AR mund të ndihmojë në evolimin e mënyrës se si ne komunikojmë.” shtoi kompania. Filtri ASL Alphabet është i pranishëm për përdoruesit e Snapchat në iOS dhe Android.