Më parë blerja e rrobave të reja ishte një detyrim, mirëpo në ditët e sotme është shndërruar në një hobi për shumë njerëz, kryesisht për shkak të “fast fashion”.
Me fast fashion mund të kuptojmë metodën e dizenjimit, prodhimit si dhe reklamimit të volumeve të mëdha të veshjeve, të cilat krijohen nga materialet me cilësi të ulët. Ndër këto kompani mund të përfshihen shumë kompani të ndryshme si H&M apo Zara.
Kur këto veshje dëmtohen apo bëhen shumë të pista për t’u ripërdorur, grumbullohen nga shtetet e mëdha dhe transportohen në drejtim të vendeve afrikane, në vend që të riciklohen. Studiuesit kanë publikuar një raport ku tregojnë se rrobat e eksportuara në Kenia janë në sasi shumë të madhe, duke krijuar male të mëdha plot me rroba.
Nisma Clean Up Kenya kanë shkrepur këto pamje shokuese të rrobave të mbivendosura, të cilat gjenden në zona mjaft pranë shkollave. Rrobat e mbivendosura mund të arrijnë një lartësi të barabartë me një ndërtesë 4 katëshe.
Nga investigimet zbulohet se 36,640,890 veshje të përdorura në vit transportohen në mënyrë direkte vetëm nga Mbretëria e Bashkuar në Kenya. Më tepër se 2/3 e veshjeve përmbajnë materiale si najloni apo poliestër, të cilat janë shumë të vështira për t’u ricikluar. Disa muaj më parë një fenomen i tillë është raportuar dhe në shtetin e Ganës.