Përdoruesit e sistemit operativ Android duhet të jenë vigjilentë pasi një tjetër malware po qarkullon në të gjitha këto pajisje. Kësaj here ai quhet Octo, dhe është dizenjuar nga kriminelët kibernetikë për të marrë kontrollin e smartphone-it tuaj dhe për të kryer mashtrime të ndryshme në të.
Octo u zbulua nga studiuesit në ThreatFabric, pasi vunë re se përdorues të ndryshëm po tentonin ta blenin atë në darknet.
Problemi kryesor qëndron në aftësitë e kontrollit nga larg që Octo i jep këtyre personave, përmes një live streaming module. Kjo shfrytëzon MediaProjection të Android përmes Accessibility Service. Për të mos u vënë re nga përdoruesi, ky malware mbivendos një ekran të zi, duke vendosur ndriçimin në 0 dhe duke aktivizuar modalitetin “no interruption” për të çaktivizuar njoftimet. Pra, përdoruesit do të kujtojnë se ekrani i tyre është i fikur ndërkohë që hakerat po shfrytëzojnë këtë pajisje.
Disa nga aplikacionet që mund t’ju infektojnë me Octo janë:
- Pocket Screencaster (com.moh.screen)
- Fast Cleaner 2021 (vizeeva.fast.cleaner)
- Play Store (com.restthe71)
- Postbank Security (com.carbuildz)
- Pocket Screencaster (com.cutthousandjs)
- BAËAG PSK Security (com.frontwonder2)
- Play Store app install (com.theseeye5)
Çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur nga Octo?
E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga Octo dhe malware të tjera është të tregoheni të kujdesshëm me aplikacionet që instaloni në smartphone-in tuaj. Mundohuni t’i shkarkoni aplikacionet nga burime të besuara si Google Play Store (dhe pse në to janë fshehur disa herë malware të ndryshme para se të eleminoheshin nga dyqani) dhe të kontrolloni nëse Play Protect është gjithmonë i aktivizuar.
Për ta kontrolluar, hapni Play Store > klikoni në ikonën e profilit tuaj > Scan Apps with Play Protect dhe Improve harmful app detection duhet të jenë të aktivizuara.
Gjithashtu ju mund të instaloni dhe antiviruse të besuara për Android.