Hey geeksa, ne jemi në kërkim të një kolegu cool që të na bashkohet në projektet tona ekzistuese dhe ato të reja.
Nëse pasioni yt është gazetaria, teknologjia dhe fusha lifestyle (fashion, design, sport, shëndet, etj) atëhere mos e humb mundësinë të na tregosh kush je dhe përse duhet të jesh TI personi i katërt në ekipin e Geek Room.
Kriteret kryesore:
- Mosha: Mbi 20 vjeç
- Vendbanimi: Tiranë (mund të duhet të ndiqni evente që ndodhin në qytet ose të bëni intervista)
- Aftësi të mira kërkimi dhe shkrimi artikujsh (nëse keni eksperiencë, vendosni attached disa punë tuajat)
- Njohje e mirë e gjuhës angleze
- Njohje e programit Canva (nëse keni eksperiencë, vendosni attached disa punë tuajat)
- Eksperiencë në përdorimin e rrjeteve sociale
- Njohuri mbi teknologjinë dhe fusha të tjera lifestyle (shiko mëposhtë tek “kushtet e punës”)
- Aftësi në realizimin e punës brenda kohës së caktuar dhe me profesionalizëm.
Kushtet e punës:
- Ju do të punoni part time, 4 orë në ditë, nga e hëna në të premte (me përjashtime kur disa evente janë ditë shtune)
- Në pjesën më të madhe të rasteve, përveç kur duhet të ndiqen evente fizike, orarin e punës e vendosni ju.
- Ju mund të punoni nga kudo që ndiheni komod: shtëpi, kafja e preferuar, zyra e punës tjetër që keni…
- Puna konsiston kryesisht në kërkimin e temave, shkrimin e artikujve, realizimin e një design-i (foto ose video) në Canva dhe publikimin në rrjete sociale.
- Në varësi të rastit, do t’ju duhet të ndiqni evente të ndryshme në Tiranë për të publikuar në rrjete sociale dhe për të shkruar artikuj përshkrues.
- Në varësi të rastit, do t’ju duhet të kërkoni dhe zhvilloni tema tech për videot e Geek Room
Mendon që aftësitë e tua përputhen me kushtet mësipër?
Dërgo CV-në tënde dhe një prezantim të shkurtër në info@geekroom.al
Vetëm personat që kalojnë fazën e parë do të kontaktohen.
Aplikimet janë të hapura deri më 15 korrik
Good luck!