SpaceX ka vendosur të parandalojë përdorimin e shërbimit Starlink nga Ukraina, e cila po e shfrytëzon për të kontrolluar dronët luftarakë në luftën kundër Rusisë.
Kompania amerikane nën drejtimin e Elon Musk e ka ofruar internetin në shtetin e Ukrainës falas që nga muaji shkurt i vitit të kaluar. Megjithatë Starlink është përdorur nga ushtria ukrainase për të kontrolluar dronët luftarakë, ndërkohë që presidentja e SpaceX tregoi se “ky shërbim nuk duhet të përdorej asnjëherë si një armë luftarake”.
“Ukrainasit e kanë përdorur Starlink në mënyra që nuk ishin pjesë e asnjë marrëveshje”. shtoi ajo.
Prandaj SpaceX ka ndërmarrë disa masa për të limituar aftësitë e ushtrisë ukrainase për të kontrolluar dronët ushtarakët nëpërmjet internetit të ofruar nga Starlink, ndërkohë që masat konkrete të ndërmarra ende nuk janë bërë të ditura.
Në një moment gjatë vitit të kaluar Musk reagoi në Twitter duke thënë se nuk do të paguante më tepër për ofrimin e internetit të Ukrainë, pasi SpaceX kishte shumë shpenzime, megjithatë ndërroi mendje disa ditë më vonë, ku tha se nuk do të ndërpriste lidhjen në rrjet të këtij shteti.
Forcat ushtarake ukrainase kanë reaguar duke thënë se limitimi i kontrollimit të dronëve ushtarakë dobëson mbrojtjen e këtij shteti, duke kontribuar në vrasjen e më tepër shtetasve të pafajshëm.