Në vitin 2026 besohet se do të jetë gati një pajisje e re e cila do të revolucionarizojë mënyrën e transportimit të satelitëve në hapësirë, duke i hedhur ato nga Toka me një fuqi të jashtëzakonshme.
Ky përshpejtues i krijuar nga SpinLaunch, një kompani që ka si qëllim të ofrojë akses të lehtë në hapësirë, është projektuar për të dërguar satelitët 200 kg në lartësinë 61km mbi sipërfaqjen e Tokës. Brenda kësaj pajisje do të ketë një krah rrotullues që do të lëvizë me shpejtësinë 8000km/h.
Mirëpo një problem në këtë rast është forca gravitacionale e gjeneruar. Në testimet e bëra janë përfshirë ngarkesa të ndryshme nga NASA, Airbus, Cornell University dhe Output Space për të parë nëse ato do t’i mbijetonin forcës gravitacionale 10,000g (mbani mend që një raketë kur shkon drejt hapësirës gjeneron vetëm 3g pasi kjo është vlera maksimale që trupi i njeriut mund të përballojë).
Gjërat kanë përparuar shumë, pasi kompania ka kryer testimin e 10-të. Jonathan Yaney, themeluesi dhe CEO i SpinLaunch tregoi në një deklaratë: “Fluturimi testues 10 paraqiti një pikë kryesore për SpinLaunch, pasi ne kemi bërë të aksesueshëm Suborbital Accelerator për të gjithë klientët tanë të jashtëm dhe grupet e kërkimit.”
Ky testim u zhvillua në datën 27 shtator dhe rezultoi i suksesshëm, me ngarkesën që u rekuperua dhe u largua nga pajisja.