Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Galaxy Buds 4 do të vijnë me një dizajn të rid he një shërbim që ju ndihmon të gjeni smartphone-in tuaj
    21 Nëntor, 2025
    Google prezanton modelin më të ri gjenerues të imazheve, Nano Banana Pro
    21 Nëntor, 2025
    Si ta përmirësoni pastrimin dhe efikasitetin energjetik të pianurës
    20 Nëntor, 2025
    Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.
    20 Nëntor, 2025
    Tashmë monitorimi i shëndetit mund të arrihet dhe nga vathët inteligjentë
    19 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Apple mund të prezantojë së shpejti kasa mbrojtëse të ndjeshme ndaj prekjes për iPhone
    19 Nëntor, 2025
    Apple mund të lejojë më në fund përdoruesit të zëvendësojnë Siri me një asistent tjetër zanor
    18 Nëntor, 2025
    Personalizim maksimal: Good Lock & Edge Panels
    15 Nëntor, 2025
    iPhone 18 Pro Max mund të jetë iPhone më i rëndë i prodhuar ndonjëherë
    13 Nëntor, 2025
    Apple prezanton mënyrën e re të mbajtjes së një iPhone
    12 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
    Një e metë e thjeshtë në sigurinë e WhatsApp ekspozoi 3.5 miliardë numra telefoni të përdoruesve
    19 Nëntor, 2025
    WhatsApp do të nisë integrimin e bisedave nga palët e treta në Evropë
    15 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Lentet e reja që imitojnë sytë e njerëzve i mundësojnë robotëve një pamje më të qartë
    18 Nëntor, 2025
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
    Të folurit e disa gjuhëve të ndryshme mund të ngadalësojë plakjen biologjike
    14 Nëntor, 2025
    Teleskopi James Webb mund të ketë zbuluar gjeneratën e parë të yjeve në univers
    13 Nëntor, 2025
    Studiuesit në MIT po zhvillojnë një çip të injektueshëm për të luftuar çrregullimet mendore
    11 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
    Një burrë nga Hungaria kërcen për 144 orë për të thyer rekordin në botën e video-lojrave
    12 Nëntor, 2025
    Publikimi i GTA 6 shtyhet deri në nëntor 2026
    7 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
    Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik
    20 Nëntor, 2025
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
    Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
    17 Nëntor, 2025
    Ekspertët zbulojnë temperaturën ideale për ngrohjen e makinës në dimër
    4 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Lojtarët më të mirë shqiptarë të Tetris-it garojnë për titullin kombëtar
    19 Nëntor, 2025
    Nivelet më të larta të CO2 po rrisin kaloritë në ushqim dhe ulin vlerat e tyre ushqyese
    18 Nëntor, 2025
    Kjo foto e mrekullueshme e parashutistit me Diellin në sfond bën xhiron e internetit
    15 Nëntor, 2025
    Piramida e Tiranës vlerësohet nga Architectural Record Awards në kategorinë “Adaptive Reuse”
    15 Nëntor, 2025
    Sa herë që ju prisni të motivoheni, truri e bën stërvitjen e radhës 35% më të vështirë
    14 Nëntor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung prezanton ViewFinity S9, një monitor i ri mahnitës 5K
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung prezanton ViewFinity S9, një monitor i ri mahnitës 5K
Tech

Samsung prezanton ViewFinity S9, një monitor i ri mahnitës 5K

Last updated: 17 Korrik, 2023 5:16 pm
Ndaj
6 Min lexim

Samsung Electronics njoftoi se po zgjeron linjën e tij të monitorëve ViewFinity  të disponueshëm tani globalisht, në ViewFinity S9 27 inç (modeli S90PC). Lançimi i ViewFinity S9 përforcon linjën e monitorëve me rezolucion të lartë të Samsung pas prezantimit të ViewFinity S8 (modeli S80PB) në qershor 2022, i cili kishte një rezolucion me definicion ultra të lartë (UHD). ViewFinity S9 i ri është optimizuar me të gjitha opsionet që u nevojiten fushave, si: dizajni grafik apo fotografisë dhe gjithashtu është vlerësuar me çmimin e Inovacionit CES në 2023.

0_copy_copy_copy.jpg

“Monitori ynë i ri 5K është projektuar për të ofruar performancë më të lartë dhe përvojë më të mirë për profesionistët në industritë kreative dhe vizuale,” tha Hoon Chung, Zëvendës President Ekzekutiv i Biznesit Visual Display në Samsung Electronics. “Me monitorin e ri ViewFinity, ne do t’u ofrojmë krijuesve përvoja vizuale të nivelit të lartë, e plotësuar kjo me qartësinë e ngjyrave dhe lidhjen e gjithanshme që u nevojitet për të arritur më të mirën në çdo projekt.”

 

ViewFinity S9 i ri ofron një ekran 27” me rezolucion 5K (5,120 x 2,880), me një hapësirë për të punuar që është mbi 50% më e madhe se monitorët e tjerë UHD, me qartësi të jashtëzakonshme fotografie dhe teksti. Kjo u lejon profesionistëve të punojnë në përmbajtje me rezolucion ultra të lartë, në mënyrë që ata të mund t’i shikojnë projektet e tyre në 5K.

0_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Me 99% DCI-P3 dhe 218 PPI (pikselë për inç), ViewFinity S9 ofron ngjyra më të plota dhe të gjalla me detaje më të qarta, perfekte për ata që mbështeten në besnikërinë vizuale. Për më tepër, një ndriçim tipik prej 600 cd/m2 e bën më të lehtë punën në pothuajse çdo mjedis ndriçimi. Teknologjia e kalibrimit të Samsung i ndihmon përdoruesit të përcaktojnë ngjyrën e ekranit që dëshirojnë. Gjatë prodhimit, ngjyra e monitorit është  kalibruar në fabrikë me Delta E <21 njësi .

 

ViewFinity S9 përdor funksionin Smart Calibration të ndërlidhur me smartphone-t, i cili është i pari në industri dhe përdoruesit mund ta personalizojnë me lehtësi ekranin e ViewFinity S9 për cilësime sa herë që dëshirojnë. Duke përdorur aplikacionin SmartThings, përdoruesit mund të zgjedhin të kalibrojnë në modalitetin bazë për një rregullim të shpejtë dhe të lehtë të cilësimeve të ekuilibrit të bardhë dhe gama, ose mund të përdorin modalitetin profesional për kontroll të plotë të temperaturës së ngjyrave, ndriçimit, hapësirës së ngjyrave dhe cilësimeve të gama. Përdoruesit mund ta fillojnë këtë proces thjesht duke drejtuar kamerën e tyre të smartfonit drejt ekranit të ViewFinity S9 dhe pas kalibrimit ata mund të shikojnë një raport që detajon rregullimet e bëra dhe saktësinë e ngjyrave Delta E.

0_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

ViewFinity S9 gjithashtu mbron përdoruesit e tij me veçoritë e kujdesit të syve të certifikuara nga TUV për të reduktuar tendosjen e syve, edhe për periudha të gjata përdorimi. Për më tepër, Ekrani Mat i Samsung kufizon reflektimin e dritës dhe shkëlqimin në monitor, duke minimizuar shpërqendrimet gjatë punës.

Performanca vizuale e ViewFinity S9 është përmirësuar nga veçoritë e krijuara për të bërë më të lehtë jetën e profesionistëve.

ViewFinity S9 përmban lidhje të gjithanshme për përdoruesit e kompjuterëve Mac dhe Windows, me hyrje Thunderbolt 4 dhe mini DisplayPort përveç USB-C. Përputhshmëria Thunderbolt 4 lejon përdoruesit të karikojnë pajisjet me fuqi deri në 90 W dhe të transferojnë të dhëna në mënyrë të besueshme me shpejtësi deri në 40 Gbps.

0_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Monitori vjen i pajisur me një kamerë të integruar 4K SlimFit që lidhet përmes pinit pogo pa kabllo ose pajisje shtesë. Rezolucioni i lartë i kamerës ofron cilësi të pastër kristal për thirrjet video në aplikacione të tilla si Google Meet. Kamera anohet për t’iu përshtatur këndit të monitorit tuaj dhe Inkuadrimi automatik ju mban të dukshëm dhe në foto, edhe kur ndërroni pozicionin.

 

Dizajni i hollë metalik i ViewFinity S9 funksionon për çdo hapësirë. Me dizajnin e tij ergonomik, ky produkt mund të ofrojë rehati dhe të përmirësojë produktivitetin duke u përshtatur pothuajse në çdo pozicion ose qëndrim. Një mbështetëse e cila përputhet me nivelin e syve të përdoruesit dhe ekran, i cili mund të anohet për të përshtatur këndet e shikimit. Në modalitetin Pivot, ekrani rrotullohet 90 gradë, kështu që përdoruesit mund të lexojnë dokumente të gjata me më pak lëvizje. Me pajtueshmërinë e montimit VESA, përdoruesit mund të kursejnë hapësirë dhe t’i mbajnë tavolinat pa rrëmujë.

0_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Aplikacionet e integruara të Smart TV u japin përdoruesve përvojën e plotë të televizorit kur është koha për të kaluar në argëtim pas punës. Qasja e menjëhershme në aplikacionet dhe shfaqjet e njohura të transmetimit pa pasur nevojë për një kompjuter të veçantë, tingujt e integruar me Adaptive Sound+ që rregullon automatikisht nivelet e zhurmës dhe një telekomandë e bëjnë këtë një monitor të përshtatshëm, si për punë ashtu edhe për lojë.

 

ViewFinity S9 do të jetë globalisht i disponueshëm për blerje nga data 26 qershor e vitit 2023, me oraret e lançimit që ndryshojnë sipas rajonit. Për më shumë informacion rreth monitorëve me rezolucion të lartë të Samsung dhe linjës së plotë ViewFinity, ju lutemi vizitoni: https://www.samsung.com/.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e fazës së dytë të projektit
Tjetra Adoleshenti shqiptar akuzohet se vodhi dhe shpërndau në internet të dhënat sekrete rreth GTA VI

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Galaxy Buds 4 do të vijnë me një dizajn të rid he një shërbim që ju ndihmon të gjeni smartphone-in tuaj
Tech
21 Nëntor, 2025
Google Pixel 10 arrin të shpërndajë foto me përdoruesit e iPhone përmes AirDrop
Uncategorized
21 Nëntor, 2025
Google prezanton modelin më të ri gjenerues të imazheve, Nano Banana Pro
Tech
21 Nëntor, 2025
Si ta përmirësoni pastrimin dhe efikasitetin energjetik të pianurës
Tech
20 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Microsoft prezanton gjeneruesin e parë të imazheve të zhvilluar nga vetë kompania

15 Tetor, 2025
Tech

Ballkani Perëndimor do të përfitojë vitin e ardhshëm nga tarifat më të ulëta roaming me BE

7 Dhjetor, 2022
Tech

Startup-i holandez krijon një mitër artificiale për të ndihmuar fëmijët e lindur para kohe

7 Nëntor, 2025
Tech

GITEX 2024: Inteligjenca artificiale dhe revolucioni që po sjell në mjekësi, aviacion dhe siguri kibernetike

19 Tetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?