Gjatë kohëve të fundit ka patur shumë spekulime mbi Exynos 2200. Ky është proçesori më i ri flagship nga Samsung i cili do të prezantohet me shumë mundësi së bashku me serinë Galaxy S22. Normalisht Samsung prezanton proçesorin më të ri një muaj para se linja e re flagship të prezantohet, por kësaj here kjo gjë ka ndryshuar.
Si fillim ishte planifikuar që prezantimi i Exynos 2200 të bëhej në datën 11 janar, mirëpo më pas vetë kompania konfirmoi zërat se ky prezantim ishte shtyrë. Arsyeja se përse prezantimi ishte shtyrë nuk ishte ende e qartë në fillim. Mirëpo përmes mediave koreane Samsung deklaroi: “Ne po planifikojmë të prezantojmë proçesorin e ri gjatë kohës së lançimit të një smartphone-i të ri Samsung.”
Raportime të ndyrshme filluan të qarkullonin në internet në lidhje me performancën ose probleme të tjera me këtë proçesor, por kompania i mohoi ato. “Aktualisht nuk ka asnjë problem me prodhimin e proçesorëve dhe performancën e tyre.”
Ne besojmë se ky prezantim do të bëhet gjatë eventit të lançimit të linjës së re Galaxy S22, megjithatë do të na duhet të presim deri në një lajm tjetër zyrtar nga kompania. Ai mund të prezantohet dhe gjatë eventit të smartphone-ve të palosshëm që pritet të prezantohen më vonë gjatë këtij viti.
Article by Klementina Mema