Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Plug and Play Tirana Expo 2025: 22 startupe në skenë, 16–17 tetor
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Plug and Play Tirana Expo 2025: 22 startupe në skenë, 16–17 tetor
Tech

Plug and Play Tirana Expo 2025: 22 startupe në skenë, 16–17 tetor

Last updated: 25 Gusht, 2025 7:25 pm
Ndaj
11 Min lexim

Pak javë para finalizimit të një periudhe të rëndësishme për 22 startupe shqiptare, Plug and Play Tirana Expo vjen këtë tetor si një platformë e madhe prezantimi, lidhjeje dhe validimi. Plug and Play është një platformë globale inovacioni me rrjet korporatash dhe investitorësh, që përshpejton bashkëpunimet përmes programeve të akselerimit dhe eventeve si EXPO, i cili është kulmi i këtij cikli: dy ditë me demo, panele dhe takime një-më-një ku ekipet prezantojnë produktet dhe arritjet e tyre para korporatave dhe investitorëve.


Eventi zhvillohet më 16–17 tetor 2025 në Piramidën e Tiranës, duke e vendosur kryeqytetin në hartën rajonale të inovacionit. Për publikun dhe komunitetin e teknologjisë, kjo është një ftesë për të parë nga afër valën e re të inovacionit “Made in Albania” dhe për t’u lidhur me aktorët që po e shtyjnë atë përpara.

Plug and Play Tirana është një degë e platformës globale Plug and Play Tech Center, me seli në Silicon Valley, e cila vepron në mbi 60 qytete në mbarë botën. Përmes bashkëpunimit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), IDEMIA, Bashkia e Tiranës dhe Piramida, programi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri një qasje të strukturuar të akselerimit të startup-eve.

Por, cilat janë startup-et pjesëmarrëse në cohort-in e parë të Plug and Play?

3i Solutions
3i Solutions ofron zhvillim software-i dhe konsulencë IT për sektorin bankar, nga BPM te kanalet dixhitale, KYC dhe automatizimi i proceseve. Kompania është themeluar në 2015 dhe numëron rreth 30 punonjës me fokus në projekte “project-based”. Së fundmi ka hyrë në partneritet strategjik me AEONVIS për të zgjeruar ofertën dhe sinergjitë. Synimi kryesor është të veprojë si partner i qëndrueshëm i bankave në rajon.

Alphatechs (Sphere)
Sphere është platformë “all-in-one” kibernetike me inteligjencë të “dark web”-it, detektim kërcënimesh dhe mbrojtje proaktive me AI. E themeluar në 2022, kompania ka rreth 20 persona dhe operon si SaaS B2B. Ka 5–6 klientë kryesorë që gjenerojnë të ardhura vjetore dhe implementime në industri të ndryshme. Ambicia është rritja e portofolit dhe thellimi i insight-eve të fuqizuara nga AI.

Axiom Breach
Axiom Breach simulon sulme phishing të targetuara me AI për të testuar ndërgjegjësimin dhe kontrollet teknike. Startup-i është themeluar në 2024 dhe aktualisht po kalon me rreth 5 anëtarë. Ka fituar një grant nga Startup Albania që po mundëson zgjerimin e zhvillimit. Fokus i afërt është maturimi i produktit dhe pilotët e paguar me organizata.

atWork
atWork është platformë food-tech dhe “welfare” që organizon drekat e punonjësve me logjistikë, UX të kujdesshëm dhe qëndrueshmëri. E themeluar në 2024, kompania ka kaluar nga 25 në 31 persona dhe mbështetet nga Baboon Delivery, Albania Startup Agency dhe Google for Startups. Portofoli është zgjeruar me mbi 50% gjatë muajve të fundit. Qëllimi është standardizimi i operacioneve dhe rritja B2B.

Bliss
Bliss lidh diasporën me terapi online të përballueshme, me përputhje të drejtuar nga AI dhe komunikim të sigurt (video/audio/chat). Ekipi nisi zhvillimin në mars 2024, dorëzoi MVP-në në shtator dhe sot raporton rritje 3x të të ardhurave. Kanë nënshkruar pilot me Raiffeisen Bank, zgjeruar rrjetin e terapistëve dhe arritur 200 seanca. Në vazhdim, synojnë gjetjen investitorëve që do të ndihmojnë në rritje.

Dataplayer
Dataplayer ofron analitikë me AI për bizneset e shëndetësisë me raporte në kohë reale dhe integrim të lehtë. Kompania (2021) operon si SaaS enterprise dhe ka marrë një grant prej $39K. Kohët e fundit ka rafinuar “roadmap”-in dhe ka strukturuar më mirë flukset e brendshme. Plug and Play i shërbeu për të validuar strategjinë e daljes në treg dhe për të eksploruar zgjerimin ndërkombëtar.

Dialogo
Dialogo është platformë no-code që mundëson agjentë inteligjentë dhe automatizime në 100+ platforma (WordPress, Shopify, rrjete sociale). E themeluar në 2024, ka fituar grant 10K. Ekipi po zgjeron ekosistemin e integrimeve dhe paketimin e shërbimeve. Objektivi: shkallëzim i shpejtë B2B me produkte të standardizuara.

Doll’App
Doll’App është marketplace i modës së dorës së dytë me fokus në Ballkan dhe një eksperiencë të sigurt për blerje/shitje. Me një grant 10K ekipi ndërtoi MVP-në. Platforma arriti 1900+ listime në 10 ditë dhe po përmirëson onboarding-un dhe KPI-t e aktivizimit. Qëllimi është rritja e komunitetit dhe finosja e GTM-së.

DuaDok
DuaDok lidh pacientët dhe ofruesit e kujdesit në një ekosistem të vetëm me rezervime të lehta dhe transparencë. Themeluar në janar 2025, startup-i është bootstrapped dhe po kërkon financim strategjik. Gjatë fazës MVP ka bashkëpunuar me mjekë për rafinimin e kërkesave funksionale. Ambicia është hyrja në tregjet në zhvillim të shëndetësisë.

EU Presence
EU Presence vepron si përfaqësues zyrtar në BE për GDPR, duke thjeshtuar pajtueshmërinë për bizneset globale. E themeluar në 2025, po ngre një raund pre-seed $300K (me $150K të konfirmuara) dhe ka punësuar një Data Protection Officer në Kroaci. Rreth 40 klientë “beta” janë gati për provë. Synimi është hyrja e thjeshtë në tregun e BE-së.

GE Solution (InsectIntel)
InsectIntel sjell monitorim në kohë reale të dëmtuesve në bujqësi me AI dhe IoT. Kompania ka marrë një grant prej $35K dhe është zgjeruar nga 9 në 11 anëtarë. Janë punësuar role kyçe në hardware të integruar dhe zhvillim software-i. Objektivi është validimi në parcela dhe partneritetet me distributorë agrikulturorë.

Growsoft SHPK (RoaaDent)
RoaaDent është platformë për menaxhimin e klinikave dentare që automatizon oraret, komunikimin dhe flukset ditore. Ekipi ka fituar një grant dhe ka 4 klinika me pagesë si klientë. Po ndërtohen funksione ERP për nevoja më të thella operative. Strategjia e rritjes mbështetet te referimet dhe partneritetet me klinika.

Infinitcode AI
Infinitcode AI automatizon rishikimin bazik të kodit me një agjent që gjen “bug”-e dhe jep sugjerime riparimi. Themeluar në 2025, plotësisht bootstrapped, me ekip prej 4 vetash. Ka lançuar alfa publike dhe ka marrë onboard 10 kompani. Hapi tjetër është zgjerimi i mbulimit të gjuhëve dhe integrimeve dev-tools.

KaKtu
KaKtu është platformë e automatizuar për pasuri të paluajtshme me kërkim natyror dhe mjete për SEO/lead-gen. Programi është Beta me rreth 50 përdorues testues, përfshirë 20 agjentë imobiliarë. Kompania është bootstrapped dhe ka marrë grant 60K. Fokus: cilësia e të dhënave dhe monetizimi profesional.

Kidsday
Kidsday dixhitalizon komunikimin në kujdesin e fëmijëve dhe ofron insight-e me AI për prindër e edukatorë. Themeluar në 2022, ka siguruar $100K investitorë dhe ekip prej 6 personash. Ka zhvilluar program afilacionesh dhe ka nënshkruar 3 klientë të rinj. Po negocion kontrata të tjera institucionale.

NEKOD
NEKOD vlerëson rreziqet dhe vlerën e mjeteve të ndërtuara nga punonjësit, nga makrot te aplikacionet no-code dhe agjentët AI, me fokus në industri të rregulluara. E themeluar në gusht 2024, ka një investim prej $120K dhe po mbledh fonde. Ka partneritet dizajni me një bankë holandeze (ABN AMRO) dhe 2 pilotë të paguar në pritje, me 3 ndërmarrje të tjera në pipeline. Qëllimi: “shadow-IT governance” për financat.

Patoko
Patoko është super-app që demokratizon shërbimet dhe transaksionet në Ballkan dhe më gjerë. Themeluar në 2023, është bootstrapped + $150K dhe po kalon nga 5 në 9 anëtarë. Ka nisur një vertikal të re dhe ka nënshkruar partneritete strategjike, përfshirë një telko të madhe në Shqipëri. Fokus: monetizim i qëndrueshëm dhe shkallëzim rajonal.

POK by Rpay
POK po ndërton ekosistemin më të plotë për menaxhim të cash-flow dhe pagesave në Ballkan. Themeluar në 2021 me $1.2M financim të brendshëm dhe ekip 40 personash. Ka rreth 500+ përdorues dhe 30+ biznese të reja çdo muaj. Qëllimi: zgjerim B2B dhe produkte të portofolit dixhital.

Synaps
Synaps po ndërton platformën më të shpejtë për dizajn arkitekturor, bashkëpunim dhe shpërndarje, të ndihmuar nga AI. Themeluar në 2023, ka ngritur pre-seed me SAFE, €550k nga investitorë dhe €850k fonde publike në Austri. Lista e pritjes numëron 1100+ përdorues; ndërkohë është ndërtuar GTM-ja dhe është adaptuar modeli i biznesit/çmimeve. Objektivi: hyrje e fuqishme në tregjet e AEC/PropTech.

T-Blocks
T-Blocks është platformë e strukturuar në Luksemburg që zhbllokon investime dixhitale në real-estate dhe energji të rinovueshme. E themeluar në dhjetor 2022, me $250k+ dhe ekip prej 5 vetash. Së fundmi lëshoi T-Blocks Trio Fund si “umbrella fund” dhe partneritetet përfshijnë Ripple, Swissquote, Bakertilly, Deloitte, Mazars. Qëllimi: ura mes aseteve reale dhe teknologjisë së tokenizimit.

Wolf Technologies
Wolf Technologies shpejton rekrutimin e talenteve tech me një agjent AI që skedulon, interviston dhe vlerëson kandidatët. Kompania (2022) është bootstrapped me 30K grant dhe ekip prej 2 personash. Ka përfunduar MVP për klientët dhe talentet, ka lançuar closed beta dhe ka nisur 5 pilotë. Janë në negociata me një scale-up që parashikon 150 punësime deri në fund të vitit.

XY CYBER
XY CYBER është firmë kibernetike/mbrojtjeje që ndihmon bizneset dhe institucionet të parashikojnë e parandalojnë sulmet me AI dhe teknologji të patentuar. E themeluar në 2021, ekipi po kalon nga 4 në 6 anëtarë me role kyçe (CTO dhe këshilltar). Është ftuar të flasë në një podcast ndërkombëtar dhe po merr pjesë në SCSP AI Expo në Washington, D.C. Po zhvillohen takime me investitorë në Nju Jork dhe interes i fortë nga BE/SHBA.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Geek Room dhe Neptun do të jenë të pranishëm në IFA 2025
Tjetra Musk dhe Bezos po garojnë për të ndërtuar stacionet e furnizimit me karburant në hapësirë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Google Earth rifreskon shërbimin Timelapse me imazhe të reja

7 Prill, 2023
Tech

Të gjithë AI pins të prodhuara nga Humane AI do të ndalojnë së funksionuari në fund të këtij muaji

21 Shkurt, 2025
Tech

Huawei publikon praktikat e novacionit

26 Mars, 2021
Tech

Geek Room në A2 CNN: Risitë teknologjike të javës

17 Qershor, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?